Protesta për Zvërnecin, Spiropali godet sërish Ramën: PS duhet të vetëpastrohet për Shqipërinë e re

Ish-kryetar­ja e Kuven­dit, Elisa Spiropali, ka reaguar në lid­hje me prote­s­tat e fun­dit, duke kri­tikuar sër­ish Part­inë Social­iste dhe kryem­i­nistrin Edi Rama.

Në një mesazh pub­lik, Spiropali thek­soi se PS-ja duhet të gje­jë for­cën për t’u vetë­pas­tru­ar dhe refor­muar në funk­sion të asaj që ajo e quan “Shqipëria e Re”.

“Po, do ta kemi Mar­rëvesh­jen e Re për Shqipërinë. Shqipërinë që duam të ndër­to­jmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më mer­i­tokratike dhe më europi­ane”, shpre­het Spiropali.

Sipas saj, për të arrit­ur këtë objek­tiv, Par­tia Social­iste duhet të bëhet më dinamike, më demokratike dhe më kom­pak­te, duke u shkëputur nga fenomenet që kanë dëm­tu­ar imazhin dhe funk­sion­imin e saj ndër vite.

“Par­tisë Social­iste i duhet të gje­jë for­cat, të mbled­hë mend­jen, të vetë­pas­tro­het, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kom­pak­te, për të mbe­tur gjith­monë e re, gjith­monë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehli­van­l­lëqe”, deklaron ajo.

Në fund të reagim­it, Spiropali bën thirrje që “Mar­rëvesh­ja e Re” të jetë e thel­lë dhe e vërtetë, duke thek­suar se për­mirësi­mi i ven­dit nis nga për­mirësi­mi i vetvetes dhe i for­cës poli­tike që qev­eris.

Reag­i­mi i Elisa Spiropalit

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading