Nga dorëheqja e Ramës te shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, Dritan Goxhaj prezanton në emër të grupit koordinues PESË kërkesat e zyrtare

Vijon protes­ta kundër qev­erisë së kryem­i­nistrit Edi Rama, duke shënuar sot ditën e saj të 23-të. Sot njëri nga protestue­sit, në emër të emër të grupit koordinues, ka lex­u­ar kërke­sat zyrtare.

Këto kërke­sa janë të pane­go­ci­ueshme pasi janë të për­pilu­ara bazuar në propozimet e mar­ra nga qyte­tarët.

Kërke­sat që ai lex­oi nisim me dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama dhe kabi­netit të tij qever­i­tar dhe për­fun­do­jnë më Shfuqiz­imin i sta­tusit dhe kuadrit ligjor për “Inves­timet Strategjike”.

Protestue­si, Dri­tan Gox­haj tha se më anë të kësaj proteste syn­o­het ndryshi­mi rrën­jë­sor të sis­temit poli­tik dhe ligjor në Shqipëri.

Pesë pikat e plat­for­mës vijo­jnë si më poshtë:

Dorëhe­q­ja e pane­go­ci­ueshme e Kryem­i­nistrit Edi Rama dhe e të gjithë kabi­netit qever­i­tar.

Kri­ji­mi i një qev­er­ie teknike tranz­i­tore, e cila do të jetë jopar­ti­ake dhe do të ketë një man­dat të qartë 12-mujor.

Har­ti­mi i një Kushte­tute të re që garan­ton baraz­inë e plotë të shte­tasve para ligjit, e cila do të mira­to­het me ref­er­en­dum pop­ul­lor. Kjo refor­më kushtetuese parashikon:

Ndryshimin e Kodit Zgjed­hor;

Ndryshimin e ligjit për financimin e partive poli­tike dhe orga­ni­zatave;

Kufiz­imin e man­datit të Kryem­i­nistrit në jo më shumë se dy man­date (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës poli­tike të një indi­vi­di.

Moshe­q­ja dorë nga kërke­sat fillestare ekonomike dhe mjedis­ore, ku kërko­het urgjen­tisht:

Anuli­mi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbro­j­tu­ra”;

Anuli­mi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgim­inë kul­tur­ore”;

Shfuqiz­i­mi i paketës ligjore të njo­hur si “Pake­ta e Maleve”;

Shfuqiz­i­mi i sta­tusit dhe kuadrit ligjor për “Inves­timet Strategjike”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading