“Si e priti diasporën Rama këtu? Të gjitha me gjoba”/ Protestuesja ngre zërin: E papranueshme, na ke zhgënjyer

Ndëshki­mi i paprece­den­të i dias­porës që udhë­tu­an drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar tubimeve ka qenë një nga tem­at më të nxe­hta të ditës së 23-të të protestës masive mbarëpop­ul­lore për­para Kryem­i­nistrisë.

Një nga qytetaret që mori fjalën për­para tur­mës masive ka denon­cuar me tone të ash­pra ven­dos­jen e gjobave mak­si­male ndaj autom­jeteve të emi­grantëve, duke e cilë­suar këtë si një hak­mar­rje të pastër poli­tike të qev­erisë.

Protestues­ja zbard­hi sit­u­atën e rëndë në pikat kufitare, ku sipas saj, shqip­tarët e ard­hur nga jashtë ven­dit po blloko­hen dhe po dety­ro­hen të pagua­jnë shu­ma të mëd­ha për­para se të lejo­hen të kthe­hen në vendet e tyre të punës.

“Si e pri­ti dias­porën Rama këtu? Të gjitha mak­i­nat e dias­porës janë gjo­bitur me gjo­bat mak­si­male! Mbi 125 mijë lekë ose 450 mijë lekë!

Është e papranueshme që bijtë tanë të gjo­biten me gjo­ba mak­si­male! Turp! Rama jepe dorëhe­q­jen! Rama na ke zhgën­jy­er!”, deklaroi qyte­tar­ja e revoltu­ar në bule­vard.

Më tej, ajo tre­goi sagën e vështirë­sive me të cilat po për­ballen emi­grantët në kufi, ku munge­sa e pikave të pagesës i ka detyru­ar ata të kthe­hen pas nëpër qytete nën një stres të madh finan­ciar dhe kohor.

“Emi­grantëve u duhet të kthe­hen në punë dhe nuk i kanë lejuar të kalo­jnë kufirin pa paguar gjo­bat.

Iu desh të kthe­hen prapë sepse nuk kishin ku të paguanin gjo­bat që të largo­heshin sër­ish! Turp!”, për­fun­doi protestues­ja, duke shkak­tu­ar thirrje në kor kundër qev­erisë nga mijëra qyte­tarët e pran­ishëm në shesh.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading