Kush janë politikanët e autorizuar nga Rama që janë përgjuar dhe filmuar në takime me baronët e drogës, gazetari…

Një valë e re het­imesh ndërkom­bëtare dhe dos­jesh sekrete po shtrën­gon lakun rreth zyr­tarëve më të lartë të qev­erisë shqiptare. I ftu­ar dje në emisonin “Task Force” në Syri Tv, gaze­tari Basir Çol­laku ka dhënë deta­je të rën­da të zbard­hu­ra së fund­mi, të cilat ngrenë hije të rën­da dyshi­mi mbi viz­itat dhe takimet e padeklaru­ara të kryem­i­nistrit Edi Rama në arenën ndërkom­bëtare.

Sipas gaze­tar­it, vizita e tij e fun­dit (e djeshme) në Francë nuk kishte natyrën e një prit­je­je zyrtare në Elize, por shëm­bël­lente më tepër me një “viz­itë hal­li” për të kërkuar garan­ci poli­tike, ngjashëm me prak­tikat e zakon­shme të lid­erëve autokratë. Nga ana tjetër thek­soi Çol­laku, Gjer­ma­nia dhe Holan­da kanë ash­për­suar ndjeshëm qën­drim­in e tyre, ndërko­hë që për­faqë­sues të lartë diplo­matikë gjer­manë nuk po zhvil­lo­jnë më vizita kor­tezie, por po për­c­jellin fizik­isht dos­je volu­mi­noze het­imesh në dyert e SPAK-ut.

Gaze­tari njoftoi se sit­u­a­ta pritet të për­shkallë­zo­het me emërim­in e një prokurori të ri gjer­man në krye të Prokuror­isë Pub­like Evropi­ane, i cili sipas tij do të ketë në shën­jestër disa nga per­son­azhet më të pushtet­shëm në Tiranë. Ndër të tjera, Çol­laku thek­soi se dos­jet het­i­more flasin për zyr­tarë dhe ndërkom­bë­tarë të cilët kanë mbe­tur të shokuar nga arro­gan­ca dhe skan­dalet që gjen­den mbi tavoli­nat e tyre. Akuzat bëhen edhe më të rën­da kur për­menden të ash­tuqua­j­tu­rat “samite të kokainës”.

DEKLARATA E PLOTË E GAZETARIT BASIR ÇOLLAKU

“Një miku im, njo­hës i mirë i poli­tikës franceze dhe ndjekës i saj, ka disa deta­je në fotot e pub­likuara nga taki­mi i Ramës në Paris. Së pari thotë nuk është hyr­ja zyrtare e Elizesë aty ku janë fotot pub­likuar dhe sal­la e takim­it nuk është ajo sal­la e prit­jeve zyrtare.

Mungon fla­muri shqip­tar apo francez i takimeve dypalëshe në takime, natyr­isht edhe zon­ja që do ishte cer­e­mo­ni­ali tjetër, një prit­je zyrtare. Pra ishte viz­itë hal­li me imazhe poli­tike. Po fotot e kra­hasim­it për ta kra­ha­suar edhe me prit­jet e tjera të krerëve të shteteve që ka prit­ur Macron.

Pra ka diç­ka ndryshe në këtë prit­je. Dhe ka një gjë intere­sante se Fran­ca është në një farë mënyre një oaz i shumë autokratëve afrikanë apo dik­ta­torëve që jeto­jnë atje.Ndoshta Rama ka shkuar për të mar­rë mesazhe apo për­gat­i­tur të ardhmen gjith­monë në atë fazën e këtyre dyshimeve. Mua më duket shumë intere­sant ky qën­drim gjer­man, kur thotë mund të the­mi kaq deri tani. Në fund të fun­dit është një çësht­je e brend­shme poli­tike.

Nuk është më çësht­je miqë­sore. Nuk është më çësht­je as hara­belash siç pre­tendon Rama të thotë. Dhe duke ditur inves­timin e madh të gjer­manëve, ia bashkangjis edhe Holandës sepse qën­dri­mi i Holandës tek rapor­ti i BAR-it neg­a­tiv ka qenë për portin e Roter­damit. Pra kanë vënë kushtet te kjo his­to­ria e ten­der­it. Njëko­hë­sisht gjer­manët që kanë sjel­lë edhe mate­ri­alet e AKSHI‑t, pra kanë sjel­lë dos­jen zyr­tar­isht që kanë shkuar në SPAK.

Ka shkuar min­istri i jashtëm gjer­man atje, ka shkuar ambasadori gjer­man atje, nuk kanë shkuar për tur­izëm fare. Kanë shkuar edhe për të për­c­jel­lë mate­ri­ale por njëko­hë­sisht edhe për të vënë kon­takt ecur­inë e het­imeve. Përveç kësaj ajo që di unë nga burime shumë seri­oze është se përsëri gjer­manët, së shpe­jti do jetë një gjer­man që do jetë drejtues i prokuror­isë pub­like të Bashkim­it Europi­an.

Dhe ky zotëri do mar­rë nja dy tre dos­je me per­son­azhe pushteti dhe pub­likë shumë të rëndë­sishëm në Shqipëri që janë në het­im. Ka het­ime në prokuror­itë e vendeve të Bashkim­it Europi­an shumë seri­oze për emra shumë të rëndë­sishëm pushteti dhe poli­tikës në Shqipëri. Nuk mund të them emra për momentin, janë emra shumë të rëndë­sishëm që do ta thel­lo­jnë, do ta rën­do­jnë krizën e Edi Ramës dhe të asaj qeverie.Shfajësimi i Ramës

Janë vërtetë skan­dale që edhe ata janë të shokuar. Duke qenë se zakon­isht shoko­hen nga injo­ran­ca se kanë parë boll, por nga mënyra se si kanë parë këto zhvil­lime me pushte­tarët dhe poli­tikanët shqip­tarë që i kanë në tavoli­nat e tyre, ata janë të shokuar.

Abso­lutisht po se më bën për­shtyp­je edhe një fjali e zotit Rama tek­sa shfaqë­so­hej në poez­inë e tij algo­rit­mike që thotë domethënë dro­gagji unë nuk jam. Pse nuk thotë zoti Rama unë jam gati të bëj testin e për­dorue­sit të drogës, të kokainës? Ka teste të anal­izave të gjakut të cilat e ver­i­fiko­jnë nëse je apo jo i tillë. Këtë nuk e tha sepse nuk e bën dot.

Se përgjig­ja nuk i shkon për­sh­tat. Dhe tje­tra tha a kam qenë në Aru­ba apo kam çuar njerëz në Aru­ba. Ka një gjë, Aru­ba nuk është vetëm një takim. Nuk është vetëm një samit. Janë disa takime. Është pro­jekt. Rama do të thotë s’ke qenë në Aru­ba, po në Major­ka ke qenë?

Po në Mon­ako ke qenë? Po në Maja­mi ke qenë? Këto janë le të the­mi pak a shumë katër pesë pikat e gjeografisë së sami­tit të kokainës. Po njerëz të afërm të tu kanë qenë? Po krahë të djathtë të tu poli­tik, shtetëror, qever­i­tar kanë qenë? Sepse… Rama e di shumë mirë se kush ka qenë aty sepse ata janë të fil­muar.

E kemi thënë bashkër­isht këtu që janë në kasetë. Ato foto që kanë dalë nga kanë dalë? Kanë dalë se i kanë sekuestru­ar span­jol­lët atje se ka qenë një CIA apo në rastin e Majorkës që i ka bërë një pjesë të filmimeve span­jol­lët.

Pra mos thoni jo për­para, mos nxi­toni as Rama, as min­is­tra, as deputetë, as obor­rtarë të ngushtë të kabi­netit të tij nëpër këto takime që unë po them sepse janë të fil­muar. Janë me zë, me fytyrë në të gjithë këtë takime dhe komu­nikime. Tani këtu SPAK‑u na ka ngatër­ru­ar pak me këto frak­sionet njësh dysh tresh. Dhe tek ky frak­sioni i padalë ende që në gjykimin tim SPAK‑u duhet ta kishte të parin.

Me njeri­un e kabi­netit të kryem­i­nistrit. Me njeri­un e zhvesh­tores së tokave të bregde­tit të kryem­i­nistrit. Me njeri­un e par­la­men­tit dhe qev­erisë së kryem­i­nistrit. Pak a shumë po them se kush kanë qenë nga ajo që di unë. Pra këta njerëz, këta janë të autor­izuar nga Rama sig­ur­isht.

Këta janë aty dhe SPAK‑u duhet të kishte nisur dhe duhet të nisë me këta njerëz. Sepse këta ende kanë aksesin, fuqinë nëpër­m­jet Ramës të ndërhyjnë edhe në hetim.Hetimet e prokurorëve span­jol­lë, francezë, bel­gë, ital­ianë, gjer­manë dhe amerikanë

Të ndërhyjnë edhe në dos­je. Pas­taj episo­di që span­jol­lët, francezët, bel­gët, ital­ianët, gjer­manët por edhe amerikanët sjellin në mate­ri­alet e der­i­tan­ishme sipas vendimeve të pub­likuara nga gjyka­ta, na flasin ne për tonela­ta drogë.

Mos të hyjmë në Dur­rës se e di si është bërë Dur­rësi, Dur­rësi nuk kalon gjë tjetër veçse drogë tani. Folësi 1: Tek han me dy por­ta që nuk ka disku­time që të kapesh gjith­n­jë e më pak aty ku s’ka… Folësi 2: Tani sit­u­atave të tilla e të ngjashme duhet t’i përgjig­jet, duhet t’i përgjig­jet kryem­i­nistri. Jo me fjalë, jo e ke gabim apo e ke mirë e ke të vërte­ta e këto, por me doku­mente zyrtare.

Zotëri je në het­im! Zotëri je i mar­rë në het­im sepse këto dos­je që po thonë, kjo his­to­ria e drogës në Aru­ba, Major­ka, Mon­ako, Maja­mi, Flori­da… duhet që këto katër dos­je të bashko­hen.

Varet nga SPAK‑u por edhe në të gjithë medi­an amerikane evropi­ane ne shohim një gjë, protes­ta ka qenë min­istri i jashtëm i Shqipërisë në këtë muaj. Dhe ka ndryshuar opin­ion­in edhe të Shqipërisë edhe të qev­erisë. Ata kanë sjel­lë në dijen­inë time të pak­tën në Shqipëri në disa ambasa­da, mesazhet:

“Ore ju na keni thënë që ky Rama ne e duan të gjithë shqip­tarët… pse u çuan të gjithë shqip­tarët dhe na sol­lën një tjetër qas­je për për­dorim­in e pronës pub­like, të parasë pub­like, të kor­rup­sion­it, të krim­it të orga­nizuar, trafikut të drogës?”. Pra shqip­tarët po ju dër­go­jnë të gjithë kance­lar­ive europi­ane, por edhe atyre që janë në Tiranë, mos gën­jeni më.

Edi Rama është ky që the­mi ne, jo ajo që thonë ato shkre­sat nëpër ambasa­da ruti­në burokratike e shqyr­tu­ar nga lob­ing­jet e kryem­i­nistri”, deklaroi dje gaze­tari i njo­hur, Basir Çol­laku.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading