Leu të shoqen me benzinë dhe i vuri flakën/ Si ndodhi ngjarja e rëndë në Elbasan, gruaja dhunohej vazhdimisht… (DETAJE)

Një ngjar­je e rëndë është regjistru­ar në fshatin Karkavec, në Njës­inë Admin­is­tra­tive Qukës të bashk­isë Prren­jas, ku një 69-vjeçar Gani Dan­ga, është arrestu­ar nga poli­cia nën dyshimin se ka ten­tu­ar të djegë me ben­z­inë bashkëshort­en e tij 67-vjeçare.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, autori dyshohet se fil­lim­isht ka ushtru­ar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshort­es, ndër­sa në gjend­je të dehur i ka mar­rë me for­cë tele­fonin celu­lar dhe më pas e ka lyer me ben­z­inë, duke i vënë flakën.Burime nga het­i­mi bëjnë me dije se ngjar­ja mund të ketë ndod­hur për motive xhelozie, por rrethanat e plota po ver­i­fiko­hen nga organet ligjz­bat­uese.

Dyshohet gjithash­tu se në famil­je ka pasur më herët raste dhune, ndër­sa vik­ti­ma kishte qenë e pajisur me urd­hër mbro­jt­je­je gjatë mua­jve të fun­dit.

Pas ngjar­jes, 67-vjeçar­ja është trans­portu­ar fil­lim­isht në spi­tal­in rajon­al të Elbasan­it dhe më pas në repartin e djegieve në Tiranë, ku ndod­het nën kujdes mjekë­sor dhe jashtë rrezikut për jetën.

Poli­cia ka arrestu­ar men­jëherë autorin e dyshuar pas denoncim­it të fqin­jëve, ndër­sa grupi het­i­mor po vijon punën për zbard­hjen e plotë të rrethanave dhe doku­men­timin ligjor të rastit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading