“Fuck you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për “Financial Times”: Sillet si padrino i Shqipërisë!

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ash­për ndaj një inter­viste të kryem­i­nistrit Edi Rama për “Finan­cial Times”, duke e akuzuar atë për për­dorim të një gjuhe të papër­sh­tat­shme në një media ndërkom­bëtare.

Berisha deklaroi se dënon ash­për, siç i qua­jti ai, “shar­jet e pakual­i­fikueshme” të Ramës ndaj shqip­tarëve gjatë inter­vistës, duke e cilë­suar sjell­jen e tij si të papranueshme për një kryem­i­nistër.

Sipas tij, reag­i­mi i Ramës ka qenë “shokues” për gazetaren dhe pub­likun ndërkom­bë­tar të pran­ishëm, ndër­sa shtoi se mënyra e komu­nikim­it të tij nuk është thjesht arro­gante, por për­faqë­son një sjell­je që ai e kra­ha­soi me figu­ra autoritare të së kalu­arës.

Berisha u shpreh se gjuha e për­dorur nga Rama është e papranueshme për një kryem­i­nistër dhe e kon­sideroi atë si tregues të një qën­dri­mi armiqë­sor ndaj qyte­tarëve shqip­tarë, duke e kra­ha­suar sjell­jen e tij me regjime autoritare dhe duke për­dorur ter­ma të ash­për poli­tikë në deklaratën e tij.

“Dënoj shar­jet e pakual­i­fikueshme që Rama iu bën shqip­tarëve në medi­at më të mëd­ha ndërkom­bëtare. Ju garan­toj se as Gadafi, as Sada­mi, as Maduro nuk i kanë lejuar vetes gjuhën që Rama ka për­dorur në Finan­cial Times.

Ky ka dësh­muar urre­jt­jen e paku­fishme që ka ndaj qyte­tarëve shqip­tarë. Shar­ja e tij ishte shokuese për gazetaren dhe audi­encën e pran­ishme.

Ai nuk sil­let si padri­no, por shumë më keq se padri­no. Ai e kon­sideron Shqipërinë si sull­tanat i kohërave të shkuara.”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading