Kriza familjare! David dhe Victoria Beckham i dërgojnë “mesazh” publik djalit të tyre, Brooklyn-it

Dita e Babait u dha mundës­inë shumë per­son­azheve të njo­hur të ndanin momente famil­jare në rrjetet sociale. Mes tyre ishin edhe David dhe Vic­to­ria Beck­ham, të cilët duket se i dër­guan një mesazh të tërthortë djalit të tyre të madh, Brook­lyn Beck­ham, në mes të zërave për ten­sione në mar­rëd­hëni­et famil­jare.

Më 21 qer­shor, Vic­to­ria Beck­ham pub­likoi një fotografi të vjetër famil­jare ku shfaqej së bashku me bashkëshort­in e saj dhe katër fëmi­jët e tyre: Brook­lyn, Romeo, Cruz dhe Harper.“David, ti je vërtet babai më i mirë.

Arrit­ja jote më e mad­he kanë qenë gjith­monë fëmi­jët tanë të mrekul­lueshëm dhe ne të duam shumë. Gëzuar Ditën e Babait”, shkroi ajo në për­shkrim­in e pos­tim­it.

Nga ana e tij, David Beck­ham pub­likoi një seri fotografish në Insta­gram, duke e nisur me një imazh bard­hezi nga fëmi­jëria e fëmi­jëve të tij, ku Brook­lyn mban në krahë motrën e vogël, Harp­er.

Në pos­tim përf­shi­heshin gjithash­tu fotografi të veçan­ta me secilin prej fëmijëve.“Të qen­it baba është puna më e rëndë­sishme e jetës sime. Ju dua të gjithëve dhe falën­deroj Vic­to­ri­an që na dhuroi këtë famil­je të mrekul­lueshme.

Gëzuar Ditën e Babait për të gjithë babal­larët në botë”, shkroi ish-futbollisti.Postimet tërho­qën vëmend­je të mad­he pasi vijnë në një peri­ud­hë kur vazh­do­jnë spekulimet për një fto­hje të mar­rëd­hënieve mes Brook­lyn Beck­ham dhe famil­jes së tij.

Në janar, Brook­lyn reagoi pub­lik­isht ndaj këtyre zërave, duke mohuar gjithash­tu pre­tendimet se ndiko­het nga bashkëshort­ja e tij, Nico­la Peltz Beck­ham.

“Nuk më kon­trol­lon askush. Për herë të parë në jetën time po mbroj veten”, ishte shpre­hur ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading