Gjyqi ndaj kryebashkiakut Shkreli, dëshmitari në GJKKO: Nuk më kërkoi votën dhe nuk më bëri presion

Është shtyrë për në datën 14 kor­rik, ora 14:00, sean­ca gjyqë­sore ndaj kryetar­it të Bashk­isë së Vaut të Dejës, Krist­jan Shkre­li, pasi SPAK kërkoi më shumë kohë për paraqit­jen e provave shkre­sore.

Gjatë seancës dësh­moi banori i Vaut të Dejës, Alek­sandër Dodani, i cili kon­fir­moi para trupit gjykues se i qën­dron deklarimeve të dhë­na më herët në Prokurori.

I pyetur nga SPAK për kon­tak­tet gjatë fushatës zgjed­hore të 11 majit 2025, ai tha se Shkre­li e kishte tele­fonuar, por mohoi të kishte mar­rë prem­time për për­fitime apo të ishte vënë nën pre­sion për votën.

Alek­sandër Dodani, dësh­mi­tar: Unë kam dhënë dësh­minë te prokuro­r­ia, atyre fjalëve u qën­droj.

SPAK: Jeni në dijeni për një inves­tim për një lin­jë elek­trike në shër­bim të banorëve?Dikutimet:Dëshmitari: Jo.

SPAK: A e nji­h­ni Krist­jan Shkrelin?Dëshmitari: Jemi të zonës. Është kryetar i Bashk­isë së Vaut të Dejës.

SPAK: Më 11 maj 2025 janë mba­j­tur zgjed­hjet. A keni pasur kon­takt për zgjed­hjet elek­torale?

Dësh­mi­tari: Unë s’kam pasur kon­takt. Më ka mar­rë në tele­fon. Kam një mik timin aty në Araç. Zona jonë është e ndarë PS, PD.

Miku im është i djathtë, unë jam i majtë. Krist­jan Shkre­li më ka mar­rë në tele­fon. Unë mikut tim (krushkut) i kam thënë të voto­jë për PS, por ai është demokrat.

Avokati: Ju kërkoi votën kun­drejt ndon­jë për­fiti­mi?

Dësh­mi­tari: Jo.

Avokati: Krist­jani ju ka bërë ndon­jë presion?Dëshmitari: Abso­lutisht jo.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading