Aeroporti i Vlorës, Zhupa: ‘Mallkimi i flamingove’ zuri aksionerët, ‘revolucioni i flamingove’ do marr para qeverinë

Deputet­ja e Par­tisë Demokratike, Ina Zhu­pa, ka ris­jel­lë në vëmend­je denoncimet e her­shme për Aero­portin e Vlorës, duke thek­suar se pro­jek­ti u mirat­ua në kundër­sh­tim me ligjin dhe stan­dard­et mjedis­ore.

Në një reag­im pub­lik, Zhu­pa kuj­toi se që në vitin 2021 kishte par­ala­jmëru­ar në Kuvend për paso­jat e ndër­tim­it në zonën e mbro­j­tur të Vjosë- Nartë, duke argu­men­tu­ar se nuk ishin respek­tu­ar pro­ce­du­rat për vlerësimin e ndikim­it në mjedis, kon­ven­tat ndërkom­bëtare dhe legjis­la­cioni shqip­tar.

Sipas saj, zhvil­limet e fun­dit dhe pro­ce­set gjyqë­sore që lid­hen me pro­jek­tin tre­go­jnë se shqetësimet e ngrit­u­ra prej saj kanë qenë të drej­ta, ndër­sa e cilë­soi Aero­portin e Vlorës si një shem­bull të vendim­mar­rjeve ku intere­sat poli­tike dhe ekonomike janë ven­do­sur mbi ligjin dhe interesin pub­lik.

Reag­i­mi i Ina Zhupës:

“Mal­lki­mi i flamin­gove” ka zënë aksion­erët e aero­por­tit të Vlorës dhe “Rev­olu­cioni i Flamin­gove” do të zërë edhe qev­er­inë e kor­rup­sion­it, që men­doi se mund të sfi­donte ligjin, natyrën dhe interesin e qyte­tarëve pa paso­ja.

Më 28 nën­tor 2021, qev­e­ria inau­guronte me bujë Aero­portin e Vlorës si një his­tori suk­sesi. Por pas fasadës pro­pa­gan­dis­tike fshi­hej një pro­jekt i ngrit­ur mbi shkel­je të ligjit. U mirat­ua një leje nga KKRT pa u kry­er Vlerësi­mi i Ndikim­it në Mjedis, pa respek­tu­ar kon­ven­tat ndërkom­bëtare dhe pa zbat­u­ar legjis­la­cionin shqip­tar që mbron zonat e mbro­j­tu­ra.

Në sean­cat e Kuven­dit e kam denon­cuar këtë pro­jekt si një kër­cën­im seri­oz për eko­sis­temin Vjosë-Nartë. Me argu­mente të bazuara në lig­je, kon­ven­ta ndërkom­bëtare dhe në raportet e Bashkim­it Europi­an, të cilat par­ala­jmëronin qartë për paso­jat e këtij vendi­mi. Por pushteti nuk pyeti as për ligjin, as për ekspertët, as për interesin pub­lik.

Në vend që të dëgjonin par­ala­jmërimet, ven­dosën aksionet e aero­por­tit në zyrat e min­istres.

Sot, të njëjtët per­sona për­ballen me pro­cese gjyqë­sore për një pronë që u për­ket shqip­tarëve dhe për një ndër­tim në një zonë të mbro­j­tur, të kon­sideru­ar prob­lematike si për bio­di­ver­sitetin, ash­tu edhe për sig­ur­inë e avia­cionit për shkak të pranisë së shpendëve.

Kjo është paso­ja e një qev­eris­je­je që ven­dos intere­sat e ngush­ta mbi ligjin dhe interesin pub­lik

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading