“Largimi i Ramës e vetmja rrugë”/ Xhixho: Qiratë në Tiranë gëlltisin mbi 93% të pagave, çdo familje në protestë

Në një deklaratë për medi­at nga selia e Par­tisë së Lirisë, zëvendëspres­i­den­t­ja Erisa Xhix­ho aku­zoi qev­er­inë dhe Bashk­inë e Tiranës për dësh­tim në menax­himin e krye­qytetit, duke e cilë­suar Tiranën si një nga qytetet më të shtren­j­ta dhe më pak të për­bal­lueshme në Europë.

Ajo tha se një famil­je me katër anë­tarë shpen­zon rreth 89% të të ard­hu­rave mujore vetëm për nevo­jat bazë, ndër­sa qiratë kon­sumo­jnë mbi 93% të pagave lokale.

Xhix­ho ngri­ti shqetësime edhe për mungesën e stre­him­it të për­bal­lueshëm, trans­portin pub­lik që sipas saj mbetet larg stan­dard­eve europi­ane dhe prob­lemet me parkimin, duke thek­suar se 84% e banorëve të Tiranës hasin vështirësi për të gje­tur vend parki­mi.

Ajo aku­zoi qev­er­inë dhe Bashk­inë e Tiranës se po favorizo­jnë një mod­el zhvil­li­mi që, sipas saj, i shër­ben intere­save të një pakice, ndër­sa shu­mi­ca e qyte­tarëve për­ballen çdo ditë me rrit­jen e kos­tos së jetesës dhe vështirësi ekonomike.

Xhix­ho:

Tirana që pro­pa­gan­do­het nga Kryem­i­nistri si his­tori suk­sesi europi­ane, në realitet, është qyteteti i dytë më i shtren­jtë në Europë, ku paga mesa­tare mujore nuk mjafton për të kalu­ar mua­jin.

Shifrat janë tron­ditëse.

Një famil­je me katër per­sona, me dy të rrit­ur që paguhen me pagë mesa­tare, dety­ro­het të shpen­zo­jë 89% të të ard­hu­rave të saj vetëm për të sig­u­ru­ar një jetesë nor­male pra ushqim , qera dhe shpen­zimet bazike. Kjo do të thotë se famil­jeve shqiptare u mbetet vetëm 11% e të ard­hu­rave për kur­sime, inves­time apo për­bal­lim­in e emergjen­cave apo edhe pushimeve .

Kra­hasi­mi me rajonin e nxjerr edhe më qartë dësh­timin e kësaj qev­eris­je­je. Në Shkup, një famil­je shpen­zon 67% të të ard­hu­rave mujore për jetesën, ndër­sa në Beograd 68.2%. Pra, famil­jet shqiptare me page mesa­tare neto mujore zyrtare prej 760 euro , nese jeton vetem duhet shpen­zoj te pak­ten 853 euro ne nje muaj pra shpen­zo­jne shumë më tepër sesa eshte paga e tyre

Po kaq dra­matike është sit­u­a­ta e stre­him­it. Tirana ren­ditet si qyteti i dytë më pak i për­bal­lueshëm në Europë sipas rapor­tit qira-pagë. Qiratë kon­sumo­jnë më shumë se 93% të pagave lokale. Ky është një tregues i qartë se për të rin­jtë, çiftet e reja dhe famil­jet e zakon­shme, stre­hi­mi është kthy­er në një luks të paar­rit­shëm.

Ndërko­hë, qev­e­ria dhe bashkia vazh­do­jnë të ndër­to­jnë një qytet për per nje grusht njerezish qe e kane shn­der­ru­ar sek­torin e nder­tim­it ne sek­troin krye­sor per pastrim­in e par­ave te dro­ges dhe korrupsionit.Ndërkohë Trans­porti pub­lik mbetet prim­i­tiv dhe nuk mbu­lon zona të tëra të Tiranës. Për këtë arsye, për mijëra famil­je mak­i­na nuk është luks, por domos­dosh­mëri për të çuar fëmi­jët në shkol­lë, kop­sht apo për të shkuar në punë.

Por sapo ble­jnë një mak­inë, qyte­tarët për­ballen me një prob­lem tjetër që kjo qev­eris­je ka kri­juar, mungesën e parkim­it.

Në një qytet ku ndër­to­het pa krit­er në çdo metër katror, 84% e banorëve të Tiranës hasin vazhdimisht prob­leme për të gje­tur një vend parki­mi. Vetëm në parkimet e Bashk­isë së Tiranës, qyte­tarët pagua­jnë rreth 7 mil­ionë euro në vit. Në total, në të gjitha parkimet me pagesë që ka krye­qyteti, qyte­tarët pagua­jnë rreth 15 mil­ionë euro në vit, pa llog­a­r­it­ur këtu page­sat infor­male dhe kos­tot e parkim­it nëpër lag­je.

Pra, qyte­tarët jo vetëm që jeto­jnë në një nga qytetet më të shtren­j­ta të Europës, por dety­ro­hen të pagua­jnë mil­iona euro çdo vit edhe për parkimin qe eshte kthy­er ne nje kos­to te jashteza­kon­shme dhe qe ja nxin jeten cdo dite qytetareve kaosi total I ketij qytetit qe eshte bere I pajetueshem.

Kjo është Tirana reale.

Tirana që ende nuk ka ujë 24 orë në ditë.

Tirana ku ende ka shkol­la dhe qe nxe­n­e­sit zhvil­lo­jnë mësimin me 2 turne.
Tirana ku trans­porti pub­lik është larg stan­dard­eve europi­ane dhe parki­mi është lluks.

Tirana ku famil­jet nuk arri­jnë të ble­jnë një banesë, ndër­sa çdo ditë ngri­hen kul­la të reja ku një metër katror kush­ton të pak­tën 5 mijë euro.

Ndër­sa qyte­tarët lufto­jnë për të për­bal­lu­ar jetesën, qev­e­ria vazh­don të favorizo­jë një mod­el zhvil­li­mi që i shër­ben pastrim­it të par­ave, kor­rup­sion­it dhe një grushti njerëzish të lid­hur me pushtetin.

Këto janë vetëm disa nga arsyet pse qin­dra mijëra qyte­tarë protesto­jnë sot çdo ditë. Sepse Tirana është bërë e pajetueshme për shu­micën dhe e priv­i­legjuar për pakicën. Sepse qyte­tarët refu­zo­jnë të pra­no­jnë një krye­qytet ku 89% e të ard­hu­rave shko­jnë për mbi­jetesë, ku qiratë gëlltisin mbi 93% të pagës, ku 84% e banorëve nuk gje­jnë parkim dhe ku paguhen 15 mil­ionë euro në vit për një shër­bim që mungon.

Çdo qyte­tar ka një hall të madh të famil­jes së tij që e ka sjel­lë në atë shesh.
Ose i është gra­bitur prona
Ose është i papunë
Ose i janë larguar fëmi­jët jashtë ven­dit
Ose paguhet pak sa nuk i dalin as për ilaçe dhe shpen­z­ime të tjera
Ose nuk mundet të çojë fëmi­jët në shkol­lë se kos­tot janë rrit­ur
Ose ka një biznes por e mbyt qev­e­ria me kor­rup­sion dhe tak­sa

Ka vetëm një zgjid­hje ‚ka vetëm një pre­spek­tivë, ka vetëm një rrugë, dhe kjo është largi­mi i EDI RAMES dhe qev­erisë më plaçk­itëse që ka parë histroia e Shqipërisë.

Fale­minder­it!

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading