“Shqipëria nuk tërhiqet nga investimet”/ Rama : Duhet bërë dallimi midis protestave të vërteta dhe teatrit politik

Qev­e­ria e Shqipërisë nuk do të tërhiqet nga mbështet­ja për dy pro­jek­te tur­is­tike luk­soze në Zvërnec dhe Sazan, pavarë­sisht protes­tave që kanë vijuar për javë të tëra, ka deklaru­ar Kryem­i­nistri Edi Rama në një prononcim për Bloomberg.

Në deklaratat me shkrim për Bloomberg, Rama thek­soi se duhet bërë dal­li­mi midis “protes­tave të vërte­ta” dhe “teatrit poli­tik “, siç i për­shkroi ai tubimet kundër pro­jek­teve.

Sipas tij, man­dati i mar­rë në zgjed­hjet e fun­dit i jep qev­erisë të drejtën të vazh­do­jë me vizion­in për trans­formimin e Shqipërisë në një des­ti­na­cion tur­is­tik të nivelit të lartë, duke shtu­ar se ky pro­ces nuk mund të ndiko­het nga “zërat më të zhurmshëm në inter­net”.

Pro­jek­tet, të mbështe­tu­ra nga kom­pa­nia Affin­i­ty Part­ners e Jared Kush­n­er, kanë shkak­tu­ar reag­ime të for­ta në opin­ion­in pub­lik dhe protes­ta të përdit­shme, ku kërko­het anuli­mi i tyre dhe dorëhe­q­ja e kryem­i­nistrit.

Rama ka deklaru­ar gjithash­tu se as “një pakicë e zhurmshme”, as opozi­ta dhe as “valët e zemërim­it të ampli­fikuara në mënyrë dix­hitale” nuk do të pen­go­jnë real­iz­imin e vizion­it “Shqipëria 2030”.

Sipas rapor­tim­it, prote­s­tat kanë nisur në fund të majit, pas fil­lim­it të punimeve para­prake në zonën e gadishul­lit Zvernec, ndër­sa Ivan­ka Trump kishte folur më herët për plan­et e zhvil­lim­it të zonës së ishul­lit të Sazan­it.

Rama ka përsërit­ur më herët pre­tendime se prote­s­tat mund të jenë të nxi­tu­ra në mënyrë arti­fi­ciale në rrjete digji­tale dhe ka lënë të kup­to­het se në sit­u­atë mund të jenë të përf­shi­ra edhe fak­torë të huaj, pa dhënë pro­va konkrete.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading