Sara Mila sulmon organizatorët e protestës në Zvërnec: Pas 22 ditësh doli Dritan Goxhaj, një karikaturë gjeopolitike

Deputet­ja e Par­tisë Social­iste, Sara Mila, ka reaguar për protestën e zhvil­lu­ar ditët e fun­dit në mbro­jt­je të mje­dis­it dhe flamin­gove në Zvërnec, duke pre­tend­uar se orga­ni­za­torët janë larguar nga qël­li­mi fillestar dhe po e për­dorin këtë kauzë për intere­sa poli­tike.

Në një pos­tim në rrjetet sociale, ajo vuri theksin te fak­ti se vetëm pas 22 ditësh protestë është për­men­dur emri i Dri­tan Gox­ha­jt si një prej fig­u­rave drejtuese të kësaj lëviz­je­je.

Sipas deputetes social­iste, pas javësh të tëra proteste të paraqi­tur si “pa pri­jës”, tash­më është bërë i duk­shëm, sipas saj, drej­ti­mi i vërtetë poli­tik i kësaj lëvizjeje.“Për 22 ditë refuzuan të nxir­rnin një për­faqë­sues.

Në të 23-ën zgjod­hën Dri­tan Gox­ha­jn: njeri­un që, sipas doku­men­tit të pub­likuar nga viti 1999, kur iu kërkua të qën­dronte për luftën e Kosovës, u përgjigj:

‘Nuk më ka mar­rë koka erë’. Sot, çuditër­isht, i ka mar­rë koka erë të shpë­to­jë Shqipërinë”, shkru­an Mila.

“Pas 22 ditësh ‘protestë pa pri­jës’, mas­ka ra: zëd­hënësi i ‘Shqipërisë së Re’ është një fig­urë me retorikë pub­like pro-Iran­it, pro-Hezbol­lahut dhe anti­amerikane. Jo alter­na­tivë poli­tike, por një karikaturë gjeopoli­tike”, shkru­an ajo.

Mila ndaloi edhe te gjuha e për­dorur gjatë protestës, duke iu refer­u­ar një shpre­hje­je që, sipas saj, është dëgjuar në tubime.“Në protestë kam dëgjuar të thonë se ‘ka një vend në ferr për neu­tralët në kohë trazi­rash’.

Ndosh­ta, pri­jësi rev­olu­cionar është fiks rasti. Por për ata që ndezin trazi­rat dhe i shesin si patri­o­tizëm, me sig­uri duhet të jetë rez­ervuar një kat më vete”, për­fun­don deputet­ja e PS-së.

Reag­i­mi i Milës vjen në një kohë kur protes­ta për mbro­jt­jen e mje­dis­it në zonën e Zvërnecit ka sjel­lë debat të gjerë pub­lik dhe për­plas­je poli­tike lid­hur me për­faqësimin dhe synimet e saj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading