Tensionet mes gazetares së CNN, Isa Soares, dhe Edi Ramës po thellohen. Gazetarja publikon mesazhe nga protestuesit shqiptarë

Kon­flik­ti mes kryem­i­nistrit Edi Rama dhe gazetares së CNN, Isa Soares, ka mar­rë një kthesë të re. Disa ditë pasi Rama e kri­tikoi pub­lik­isht CNN-në në një pan­el në Romë, duke pre­tend­uar se rrjeti amerikan i dety­ro­hej një ndjesë Shqipërisë, Soares ka ven­do­sur t’u jepte zë drejt­për­drejt qyte­tarëve që po protesto­jnë kundër qev­erisë shqiptare prej mbi tre javësh.

Në një pos­tim në Insta­gram, gaze­tar­ja shp­je­goi se kishte mar­rë dhjetëra mesazhe nga pjesë­mar­rës në protes­ta dhe se, me lejen e tyre, do të ndante disa nga për­vo­jat e tyre, duke rua­j­tur anon­imitetin për të mbro­j­tur pri­vatës­inë e tyre.

Mesazhet e pub­likuara për­bëjnë një listë të gjatë anke­sash ndaj qev­eris­jes 13-vjeçare të Ramës.

Sipas qyte­tarëve që iu drej­tu­an gazetares, zemëri­mi pop­ul­lor nuk lid­het thjesht me një pro­jekt të vetëm,  siç është ai i Ishul­lit të Sazan­it por me një grum­bul­lim pakë­naqë­sish shumëv­jeçare: kor­rup­sion i përha­pur, largim masiv i të rin­jve nga ven­di, var­fëri, kap­je e insti­tu­cion­eve pub­like dhe mungesë mer­i­tokra­cie.

Disa nga tem­at krye­sore që përsëriten në dësh­mitë e qytetarëve:Toka dhe mje­disi: akuza për gra­bit­je tokash, pri­va­tiz­im të pasurive pub­like dhe dëm­tim të zon­ave të mbro­j­tu­ra, si Lagu­na e Nartës, e për­shkru­ar si habi­tat i rëndë­sishëm për flamin­got.

Disa qyte­tarë e shohin ter­min “zhvil­lim” si mbulesë për shndër­rim­in e këtyre zon­ave në resorte luk­soze për oli­garkë.


Shën­de­tësia: anke­sa për spi­tale në gjend­je të keqe, mungesë bar­nash thel­bë­sore (përf­shirë për pacien­tët me kancer) dhe infra­struk­turë të pam­jaftueshme mjekë­sore.


Ekono­mia dhe pushteti: shqetësime për përqen­drim­in e pushtetit pas më shumë se një dekade në krye të qev­erisë, pen­sione të ulë­ta, kos­to jetese në rrit­je dhe largim të vazh­dueshëm të pop­ull­sisë.


Trans­paren­ca: kri­ti­ka ndaj mungesës së debatit pub­lik dhe llog­a­rid­hënies për pro­jek­te të mëd­ha, duke për­men­dur edhe çësht­jen e Zvërnecit përveç Sazan­it.


Një frazë që përsëritet shpesh në mesazhet e pub­likuara është “Shqipëria nuk është në shit­je” slo­gan që është bërë i njo­hur edhe në prote­s­tat e rrugës.Soares e mbyl­li pos­timin duke falën­deru­ar të gjithë ata që i dër­guan për­vo­jat e tyre.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading