“‘Shpërtheni’ atë, gruan dhe fëmijët!/ Tonelata drogë dhe miliarda euro, si urdhëroheshin vrasjet nga “tmerri i Brazilit”, grupi i Armando Pacanit

Sipas dos­jes së SPAK, të sig­u­ru­ar nga emi­sioni ‘Në Shën­jestër’. El Oue­j­di është një nga per­son­at kyç të përf­shirë në veprim­tar­inë e dajës së tij, Sal­va­tore Aliu.

Kjo pasi El Oue­j­di, është per­soni krye­sor që pret në Bel­gjikë ngarke­sat me drogë që daja i tij Sal­va­tore Aliu sillte nga Ekuadori. Ngarke­sa të cilat më pas ai i mag­a­zi­non në shtëpi të sig­ur­ta në Bel­gjikë, dhe më pas nis dhe I shpërn­dan në vende si Italia, Fran­ca, Zvi­cra, apo“Nga hetimet ka rezul­tu­ar se kokaina trafiko­hej e fshe­hur në autom­jete të mod­i­fikuara dhe më pas pritej në këto vende nga anë­tarët e tjerë të grupit krim­i­nal. Nisur mnga komu­nikimet që El Oue­j­di bën në Sky Ecc, ai pohon se shet në një ditë të vetme 30–40 kg kokainë.

Me dërge­sa nga Bel­gji­ka dhe Holan­da në drej­tim të Zvi­crës, Francës, Gjer­man­isë, Ital­isë, Gre­qisë, Span­jës ku e shkëm­ben me cannabis sati­va, Shqipërisë, Turqisë ku e shkëm­ben me hero­inë, apo edhe në Norveg­ji. El Oue­j­di që mban kon­tak­te të vazh­dueshme me dajën e tij Sal­va­tore Aliu të cilit i rapor­ton në lid­hje me opera­cionet e drogës, por edhe me lëviz­jet e par­ave”, thuhet në dos­jen e SPAK.

Edhe pse në dos­jen e SPAK nuk del qartë lid­h­ja e shqip­tar­it, Sal­va­tore Aliu me shqip­tarin tjetër Arman­do Pacani, apo me bosin tjetër të drogës, Dri­tan Gji­ka, gjithç­ka duket se ka të bëjë me njo­hjen dhe bashkëpunimin e tyre në trafikun e drogës në Amerikën e Jugut.

Arman­do Pacani me origjinë nga Përmeti, por që në adolesh­encën e tij emi­groi në Gjer­mani, i cili sipas dos­jes brazil­iane të sig­u­ru­ar më herët nga emi­sioni “Në Shën­jestër”, ishte një nga per­son­azhet krye­sore të cilët në vitin 2020, përm­bytën Evropën me drogën.


Këtë duke e bërë me një orga­ni­za­të krim­i­nale me bazë në Brazil, të njo­hur si ‘Orcrim’
Ku mesa duket ai kishte rolin e porositësit dhe pritësit të drogës në portet e Evropës.

Arman­do Pacani i cili është një nga 10 emrat në listën e fletëar­resteve të pre­ra në SPAK, të orga­ni­za­tës së drej­tu­ar nga Sal­va­tore Aliu. Ku men­do­het se Pacani kishte rol drejtues, në trafikun e drogës gjatë viteve 2019–2021 nga Ameri­ka e Jugut drejt Europës, ku u trafikuan sasi të mëd­ha kokaine. Grup i cili kishte 209 llog­a­ri bankare me një vlerë të rreth 150 mil­ionë euro. Pacan­it që i atribuo­hen disa ngarke­sa me drogë.

Siç ishte edhe trafiki­mi i një sasie të kon­siderueshme kokaine në portin e Ham­burgut në Gjer­mani në vitin 2020. Pikër­isht peri­ud­ha kur Sal­va­tore Aliu dhe Sokol Bibaj, po trans­portonin tonela­ta me kokainë drejt Evropës.
Arman­do Pacan­it që i takon edhe kjo ngarkesë që daton në mua­jin dhje­tor të vitit 2020.

“Çësht­ja i refer­o­het dërgesës së një sasie kokaine në Holandë, e fshe­hur në një ngarkesë tanine, në dhje­tor të vitit 2020. Edhe pse nuk kishte asnjë sekuestrim të drogës apo mon­i­torim të kon­trol­lu­ar të pro­ce­sit, sipër­mar­r­ja u iden­ti­fikua nga anal­iza e bise­dave në Sky Ecc.

Ku tash­më janë të provuara se një nga të het­u­ar­it, i njo­hur si Alvaren­ga, ka furnizuar me drogën Arman­do Pacanin”, thuhet nw dos­jen hetimore.Por ky nuk do të ishte rasti i vetëm, kur emri i Arman­do Pacan­it do të dilte në skenë, si një nga blerësit e kokainës që vinte nga Brazili. Gjith­monë, për llog­a­ri të orga­ni­za­tës krim­i­nale ‘ORCRIM’. Siç do të ishte episo­di i datës 12 shkurt 2022.


Episod që në fakt nuk rezul­toi i suk­sesshëm. Kjo pasi sasia e drogës e porosi­tur nga Pacani, nuk mun­di të dalë nga Brazili, pasi autoritetet ligjz­bat­uese në Brazil, u treguan më të shpe­jtë, dhe kishin kohë që u ishin vënë nga pas orga­ni­za­tës me të cilën Pacani bashkëpunonte.

“12 Shkurt 2022
Poli­cia Fed­erale sekue­stroi 2.5 ton kokainë në portin e Duque de Cax­i­as, në Rio De Janeiro, që ishin fshe­hur në një mag­a­z­inë ku të për­shirë janë Rodri­go Pare­des Alvaren­ga dhe Arman­do Pacani.
Nga bise­dat në Sky Ecc u kon­stat­ua se Alvaren­ga e furn­i­zonte me drogën shqip­tarin Arman­do Pacani dhe dërge­sa me kokainë mba­hej në rua­jt­je, në prit­je të dërgim­it jashtë ven­dit”, thuhet nw dos­je.

Vetë anal­iza e fak­teve të shpinte në mendimin se Arman­do Pacani ishte një nga per­son­at krye­sor në Evropë për bler­jen e ngarke­save të mëd­ha të kokainës nga shpërn­darësit e Amerikës së Jugut.

Orga­ni­za­të ku bënte pjesë edhe Pacani, që kishte nisur të bëhej e dhun­shme dhe kjo ishte kthy­er në një shqetësim seri­oz nga autoritetet ligjz­bat­uese në Brazil. Siç ishte edhe kjo bisedë e zhvil­lu­ar në Sky Ecc, midis pjesë­tarëve të grupit krim­i­nal.

“Meg­ga: Pas­taj ishte fund­javë dhe nuk thashë më asgjë. Por unë do të ndër­marr një metodë tjetër me të.

Fan­taz­ma: Nëse pas kësaj bisede që do të kesh sot me të dhe mesazhin që do të mar­rë gru­a­ja e tij nuk e zgjidh, atëherë çdo gjë do të shpërthe­jë, ai, fëmi­jët, gru­a­ja, mad­je edhe qeni të mos shpë­to­jë. Sot është dita e fun­dit që duhet të ven­dosë. Ky krimb nuk na bën dot për klloun. Beto­hem në Zot!”, thuhet nw dos­je.

Arman­do Pacani vazh­don të stre­ho­het në Dubai të Emi­rat­eve të Bashkuara Arabe, edhe pse ndaj tij ka një kërkesë për ekstradim nga Brazili. Por që një vendim kon­tro­vers i Gjykatës në Dubai, e shtyu këtë ekstradim për një afat të pacak­tu­ar depër­timin.
Kjo me qël­lim derisa Brazili të plotë­so­jë doku­menta­cionin e nevo­jshëm.


Pacani i cili aku­zo­het se është mar­rësi i 17 tonëve kokainë të dër­guar në Evropë, me një vlerë të për­l­log­a­r­it­ur prej 3.8 mil­iardë dol­larë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading