ADN-ja konfirmon vdekjen e Eglant Koçit, 34 vjeçari u ekzekutua nga shoku i ngushtë dhe trupi u gjet pas një jave…

Eglant Koçi është shpal­lur zyr­tar­isht i vdekur. Anal­iza e ADN-së së kry­er nga Insti­tu­ti i Mjekë­sisë Ligjore, ka kon­fir­muar se trupi që u gjet fshatin Cër­ru­je, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasan­it, i për­ket të riut që u vra nga shoku i ngushtë. Het­ue­sit kanë mar­rë një mostër nga nëna e Eglan­tit dhe pasi kanë bërë të gjitha anal­izat e nevo­jshme, kanë mundur të kon­fir­mo­jnë, fatke­që­sisht, se trupi është i 34 vjeçar­it që u vra nga shte­tasi Armand Shakaj.

Famil­ja Koçi është njof­tu­ar për rezul­tatet e ADN-së dhe pritet që të paraqiten në ambi­en­tet e IML-së së Tiranës, për të tërhe­qur trupin e Eglan­tit, dhe për ta për­c­jel­lë atë për në banesën e fun­dit, përgjith­monë. Eglant Koçi u pa për herë të fun­dit më 4 qer­shor në zonën e sheshit “Wil­son” në Tiranë, tek­sa lëvizte me motom­jet.

Nga pam­jet e pub­likuara edhe nga Newsbomb.al i riu shi­hej edhe në një servis autom­jetesh, vetëm pak orë para se të humbte çdo kon­takt me famil­jarët. Një ditë më vonë, më 5 qer­shor famil­jarët denon­cuan zhduk­jen e tij në poli­ci, duke vënë në lëviz­je autoritetet.

Gjatë ditëve në vijim, agjen­tët e Krimeve të Rën­da arritën të gjenin motom­jetin e 34-vjeçar­it pranë zonës së “5 Majit”, ndër­sa më pas iden­ti­fikuan edhe ambi­entin ku ai dyshohet se ishte dër­guar pas rrëm­bim­it. Mirëpo sipas het­uesve, nga ambi­en­ti ku është futur Eglant Koçi, më vonë ka dalë vetëm autori i dyshuar Armand Shakaj, i njo­hur ndryshe si “Mand Dhel­pra”.

Ai e ka ekzeku­tu­ar 34 vjeçarin dhe trupin e tij e ka futur në një çan­të të zezë, të cilën më pas e ka hed­hur në një hum­n­erë në fshatin Cër­ru­je. Poli­cia ka shpal­lur në kërkim 41-vjeçarin Armand Shakaj, i cili dyshohet si autor i rrëm­bim­it dhe vras­jes së të riut, mikut të tij. Het­ue­sit po ver­i­fiko­jnë nëse ai ka vepru­ar i vetëm apo në bashkëpunim me per­sona të tjerë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading