Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

Një episod i rëndë u shënua këtë të mërkurë në Suk­th, ku një 25-vjeçar mbeti i lën­d­uar me mjet pre­rës.

I riu, sipas burimeve të poli­cisë, është dër­guar për ndih­më mjekë­sore në spi­tal­in e Dur­rësit dhe aktu­al­isht po merr tra­j­tim atje.

Mjekët kanë bërë të ditur se plagët e mar­ra janë të lehta dhe se 25-vjeçari ndod­het jashtë rrezikut për jetën.

Të dhë­nat e para tre­go­jnë se për plagos­jen dyshohet daja i tij, ndër­sa ende nuk janë qartë­suar as rrethanat dhe as motivet që çuan në kon­flikt.

Ndërko­hë, poli­cia ka nisur hetimet për të zbard­hur plotë­sisht ngjar­jen, duke punuar për doku­men­timin e saj dhe sqarim­in e rolit të per­son­ave të përf­shirë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading