Avokati publikon 7 KONKLUZIONET e Gjykatës së Lartë: Aeroporti i Vlorës i takon Pacollit me 98%, mashtrim lajmi se është shitur te rusët! Shteti t’i kërkojë falje biznesmenit dhe ta lërë të punojë

Avokati i njo­hur dhe dikur ish-min­istër i Drejtë­sisë i Shqipërisë, Eduard Hal­i­mi ka bërë një sqarim shterues të sit­u­atës në Aero­portin e Vlorës, duke pub­likuar 7 kon­kluzionet për­fundimtare të Gjykatës së Lartë, pasi vendi­mi është shpal­lur dje dhe u është njof­tu­ar të gjitha palëve.

Ai është një nga tre avokatët e stu­dios ligjore që mbro­jti intere­sat e biz­nes­menit Behg­jet Pacol­li në Gjykatën e Lartë dhe i sig­uroi fitoren, duke vënë në dis­pozi­cion të Kolegjit Civ­il të gjitha provat dhe fak­te që rrë­zo­jnë pre­tendimet e ortakut me 2% të aksion­eve, “2A Grup”, etj.

Pasi pub­likon të gjitha kon­kluzionet për­fundimtare të Gjykatës së Lartë dhe sqarimet për çdo vendim që është mar­rë, avokati Eduard Hal­i­mi bën dhe një anal­izë shteruese per­son­ale, duke thek­suar se shteti shqip­tar duhet t’i kërko­jë fal­je biz­nes­menit Behg­jet Pacol­li për veprimet dhe mosveprimet e autoriteteve shtetërore, dhe ta lërë të puno­jë.

NGA EDUARD JALIMI: SI TA KUPTOJMË ATË QË PO NDODH NË AEROPORTIN E VLORËS

7 KONKLUZIONET E VENDIMIT NR. 338, DATË 26.05.2026, TË KOLEGJIT CIVIL TË GJYKATËS SË LARTË DHE NJË ANALIZË E SHKURTËR LIGJORE.

Ka pasur një labirinth ligjor prej tetorit 2025 të ngrit­ur dhe bazuar në nar­ra­ti­va të rreme lid­hur me atë që po ndodh në Aero­portin e Vlorës. Dje na u komu­nikua me email vendi­mi i Kolegjit Civ­il të Gjykatës së Lartë dhe duke qënë se kjo vepër do i përkasë shqip­tarëve në fund të kon­ce­sion­it dhe ka interes pub­lik të shtu­ar ndaj asaj që po ndodh ven­dosa të shkru­aj disa qartësime të natyrës ligjore. Me vendimin e saj, të mbi­pushteteshëm, Kolegji Civ­il Gjyka­ta e Lartë e Repub­likës së Shqipërisë  i dha përgjig­je për­fundimtare pre­tendimeve të ngrit­u­ra nga shoqëria “2A Group” sh.p.k., që ka 2% te kuo­tave, duke arrit­ur ne konkuzionet si më poshtë:1. Pozi­ta juridike e palëve Mab­co 98% dhe 2A (2%) duhej vlere­suar nga gjykatat e ulta dhe MIE jo si pozitë/konflikt i zakon­shëm por  që i nën­shtro­het ligjit për kon­ce­sionet dhe MiE duhet të ndërhyjë kur sheh penge­sa

Kon­flik­ti ligjor mes ortakut me 2% dhe ortakut me 98% të kuo­tave të VIA-së nuk është një kon­flikt i një shoqërie të thjeshtë e të zakon­shme që mund të shi­het vetëm në raport me ligjin për shoqëritë tregtare, ai duhet parë domos­dosh­mër­ish i lid­hur me ligjin për kon­ce­sionet dhe duhet tra­j­tu­ar i tillë nga gjykatat dhe autoritetet (para. 44).. Pozi­ta juridike e palëve në pro­ces “Mab­co Con­struc­tions SA” dhe “2A Group” duhet vlerë­suar në raport edhe me dis­poz­i­tat për­cak­tuese të ligjit nr. 125/2013 “Për Kon­ce­sionet dhe Part­ner­itetin Pub­lik Pri­vat”, pasi ka rezul­tu­ar se këto shoqëri përtej rreg­ul­lim­it ligjor nën kuadrin e për­cak­timeve të zakon­shme të ligjit “Për treg­tarët dhe shoqëritë tregtare” kanë kri­juar shoqërinë “VIA” SHPK me fokus vetëm nder­timin. (prg 45) Ortakët e shoqërisë nuk ushtro­jnë një veprim­tari të zakon­shme tregtare, por janë Bashkim Oper­a­torësh Ekonomikë që kanë si qël­lim zba­timin e një kon­trate kon­ce­sion­are me Shtetin, sipas ligjit nr. 125/2013 “Për Kon­ce­sionet dhe Part­ner­itetin Pub­lik Pri­vat”. Si i tillë, Enti Proku­rues, Min­is­tria e Infra­struk­turës dhe Energjisë, ruan të drejtën dhe detyrim­in të ndërhyjë në interes të ligjit dhe të intere­sit kom­bë­tar, nëse vlerë­son se mos­mar­rëvesh­jet ndër­m­jet ortakëve ceno­jnë ele­mentet e kon­tratës kon­ce­sion­are (para. 46).

2. Pezul­li­mi i plotë të së drejtës së votës së ortakut mazhori­tar përvecse i paligjshem ka sjel­lë neu­tral­iz­imin e veprim­tarisë së Mab­cos.

Vendimet e gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit që kanë pezul­lu­ar të drejtën e votës së ortakut mazhori­tar “Mab­co Con­struc­tions” S.A. për çdo vendim­mar­rje të shoqërisë janë të paligjshme dhe kanë sjel­lë de fac­to pamundës­inë e Mab­co-së për të ushtru­ar angazhimet e mar­ra sipas kon­tratës kon­ce­sion­are (para. 67). Kolegji deklaroi për­fundimisht se pezul­li­mi i plotë i të drejtës së votës, i ven­do­sur me vendimet nr. 17959/2025 të gjykatës së shkallës së parë dhe nr. 185/2026 të gjykatës së apelit, është i paligjshëm dhe duhet rrëzuar. Gjyka­ta parashtron se vendi­mi nr. 1777/2025 i Gjykatës së Apelit, i cili kishte pezul­lu­ar të drejtën e votës së Mab­co-së vetëm për tjetër­simin e 47% të kuo­tave ndaj të tretëve, mbetet në fuqi si vendim i for­mës së pre­rë, pasi asnjë palë nuk e rekur­soi atë (para. 70).

3. Ortaku me 2% nuk legjiti­mo­het për kërkimin e për­jash­tim­it të ortakut mazhori­tar

“2A Group”, si ortak me 2% të kuo­tave, nuk duhej të legjiti­mo­hej dhe nuk legjiti­mo­hej për të kërkuar për­jash­timin e ortakut me 98% të kuo­tave (para. 43). Duke zotëru­ar vetëm 2% të kuo­tave, “2A Group” nuk arrin as pra­gun min­i­mal prej 5% të parashikuar nga neni 84 i ligjit nr. 9901/2008 për thirrjen e Asam­blesë së Përgjithshme dhe, rrjed­himisht, nuk gëzon legjitim­imin pro­ce­dur­al pri­ma facie për të vënë në lëviz­je gjykatën me kërkesën për për­jash­timin e ortakut. Ky kon­kluzion është për­fundim­tar.

4. Ortaku i pakicës (2A group) nuk ka asnjë mundësi ligjore të mba­jë kon­ce­sion­in pasi është në mungesë të plotësim­it të kritereve teknike.

“2A Group”, edhe sikur të real­i­zonte pre­tendimin e saj për 47% të kuo­tave pas gjykim­it në themel, nuk mund ta mba­jë kon­ce­sion­in e vetme, pasi VIA është shpal­lur fituese e pro­ce­durës së prokurim­it mbi bazën e kapaciteteve teknike, finan­cia­re dhe njerë­zore të kom­bin­uara të të dy ortakëve si Bashkim Oper­a­torësh Ekonomikë. Kolegji shpre­het shpre­himisht se Min­is­tria e Infra­struk­turës dhe Energjisë kur­rë nuk do ta kishte shpal­lur fitues dhe nuk do ta kishte lid­hur kon­tratën e kon­ce­sion­it vetëm me “2A Group” (para. 46). Për rrjed­ho­jë, çdo ndryshim në struk­turën e kap­i­tal­it apo të orga­nizim­it të VIA-së i nën­shtro­het detyrim­isht mira­tim­it para­prak me shkrim të Entit Proku­rues, MIE-së, në mungesë të të cilit çdo veprim juridik është abso­lutisht i pavlef­shëm (para. 45).

5. Blloki­mi nga gjyka­ta i ortakut mazhori­tar (Mab­co) për të ndryshuar admin­is­tra­torin, është i paligjshëm.

Blloki­mi i ortakut mazhori­tar “Mab­co Con­struc­tions” S.A. nga ushtri­mi i të drej­tave të tij për ndryshimin e admin­is­tra­torit apo të selisë së shoqërisë, me pre­tendimin se këto veprime paraqesin rrezik për ortakun e pakicës apo shoqërinë, ka qenë i paligjshëm dhe deklaro­het për­fundimisht i tillë. Kolegji arsyetoi se këto veprime lejo­hen nga ligji dhe nuk mund të për­bëjnë bazë për pezul­lim­in e plotë të të drej­tave të ortakut mazhori­tar, kundër­sh­ti­mi i tyre u për­ket gjykimeve mbi themelin e çësht­jes dhe jo masave të sig­urim­it të padisë (para. 69).

6. Kuo­tat e pre­tend­uara kanë kusht, mira­timin para­prak të entit proku­rues dhe regjistrim­in e kon­tratës.

Pre­tendimet e “2A Group” mbi njo­hjen e pronë­sisë për 47% të kuo­tave janë të mbro­j­tu­ra nga masa e sig­urim­it e vendim­it nr. 1777/2025 të Gjykatës së Apelit, e cila ka pezul­lu­ar të drejtën e votës së Mab­co-së vetëm për tjetër­simin e këtyre kuo­tave ndaj të tretëve dhe e cila mbetet në fuqi si vendim i for­mës së pre­rë (para. 70). Megjithatë, Kolegji sqaroi se kon­tra­ta note­ri­ale e shit­bler­jes së 47% të kuo­tave, datë 03.04.2025, nuk mund të regjistro­het në QKB dhe nuk mund të prod­ho­jë efek­te juridike të plota pa mira­timin para­prak me shkrim të Entit Proku­rues, MIE-së, siç kërko­het nga ligji nr. 125/2013 “Për Kon­ce­sionet dhe Part­ner­itetin Pub­lik Pri­vat” (para. 45).7. Pre­tendimet lid­hur  me “Delphos” rrë­zo­hen si të pabazuara në ligj

Pre­tendimet e palëve në lid­hje me kon­tratën e huas të datës 26.03.2025, të lid­hur ndër­m­jet “Mab­co Con­struc­tions” S.A. dhe “Delphos Secu­ri­ties SARL Com­part­ment Bern­i­na”, rrë­zo­hen për­fundimisht si të pabazuara dhe në kundër­sh­tim me ligjin (para. 71).

Kolegji arsyetoi së pari se Aero­por­ti Ndërkom­bë­tar i Vlorës është pronë e Repub­likës së Shqipërisë dhe as VIA dhe as ortakët e saj nuk mund të vënë si garan­ci një pasuri që nuk është në pronës­inë e tyre dhe as në qarkul­lim civ­il, çdo veprim i tillë, pa mira­timin e Shtetit Shqip­tar, është abso­lutisht i pavlef­shëm, nul dhe i paqenë, duke mos prod­huar asnjë paso­jë juridike (para. 79). Së dyti, kërki­mi për sig­urim­in e padisë lid­hur me këtë kon­tratë nuk mbështetej në asnjë provë shkre­sore të vlef­shme sipas nen­eve 202, 213 dhe 246 të Kodit të Pro­ce­durës Civile, pasi doku­men­ti i paraqi­tur ishte i panën­shkru­ar, i pafir­mo­sur, i pan­oter­izuar dhe i papërk­thy­er (para. 77).

Në një anal­izë të shkurtër: (shën­i­mi im)

Vendimet e Kolegjit Civ­il të Gjykatës së Lartë janë për­fundimtare dhe të mbi­pushtet­shëm si ndaj gjykatave më të ulta dhe ndaj pushteteve të tjera legjisla­tiv e ekzeku­tiv. Behg­jet Pacol­li dhe grupi i tij Mabe­tex Hold­ing nuk ka ard­hur në Shqipëri të bëjë biznes me “Val­onët” si ortakë të një shoqërie të zakon­shme për të hapur një dyqan.

Ka ard­hur të bëjë biznes me shtetin shqip­tar ndaj ka inves­tu­ar 90 mil­ionë euro dhe lënë garan­ci mbi 200 mil­ion të tjerë. Çdo pre­tendim për ta tra­j­tu­ar ndryshe, si nje kon­flikt jashtë detyrave shteterore bie në kundër­sh­tim të hapur me vendimin e Gjykatës së Lartë.

Pezul­li­mi dhe blloki­mi i së drejtës së votës së ortakut mazhori­tar jo vetëm që është i paligjshëm por ka sjel­lë neu­tral­iz­imin dhe ekzeku­timin në një “prite ligjore” dhe “labyrinth” të paligjshëm juridik të të drej­tave dhe detyrimeve të Mab­co për për­fundimin e aero­por­tit të Vlorës.

Autoriteti kon­trak­tor duhet ta kishte parë dhe duhet ta shohë bllokimin e aero­por­tit si një çësht­je të lid­hur me ligjin e kon­ce­sion­eve dhe detyrimeve për te ushtru­ar detyrën në anën e ligjit.

Hes­ht­ja, qën­dri­mi larg deri në vendimin e mësipërm të Gjykatës së Lartë ka mar­rë përgjig­jen për­fundimtare nga Gjyka­ta e Lartë. “2 A grup” qe ka 2% nuk legjiti­mo­het as të kërko­jë masa sig­uri­mi ndaj 98% dhe jo më të blloko­jë kantierin dhe të mar­rë peng një pasuri që do t’i përkasë shqip­tarëve në fund të kon­ce­sion­it ndaj hes­ht­ja dhe mosvepri­mi është në dëm të intere­save kom­bëtare.

Është e drejtë e ortakut në mazho­rancë Mab­co të cak­to­jë admin­is­tra­torin dhe selinë si për çdo kom­pani në Shqipëri në botë, blloki­mi i kësaj të drejte ka qenë dhe mbetet e paligjshme.

Për­p­jek­ja e avokaturës së shtetit për të bllokuar këtë të drejtë të fitu­ar nga Gjyka­ta e Lartë ngrenë shqetësime seri­oze. Pre­tendi­mi në lid­hje me “Delphos” dhe mashtri­mi pub­lik i përha­pur në media nga ortaku minori­tar dhe deri te autoritetet apo avokatu­ra e shtetit me qël­lim dëm­timin e rëndë te fig­urës së Z.

Pacol­li sikur aero­portin do e mer­rnin rusët, u deklarua tërë­sisht dhe për­fundimisht e pabazuar nga Gjyka­ta e Lartë e Shqipërisë.

Autoritetet që hes­htën dhe më pas ushqyen opin­ion­in pub­lik për të jus­ti­fikuar bllokimin e Mab­co duhet sot kur kanë mar­rë zyr­tar­isht vendimin e Gjykatës së Lartë të kërko­jnë fal­je Behg­jet Pacol­lit dhe famil­jes së tij, të heqin dorë për­fundimisht nga kërkimet dhe ankimet për të bllokuar mbled­hjen e asam­blesë dhe të ç‘bllokojnë hyr­jen nga rojet pri­vate dhe ortaku 2% që shqip­tarët të kenë aero­portin e Vlorës.

Behg­jet Pacol­li ka të drejtë kur thotë se erd­ha te investoj në Shqipëri si një Repub­likë e sundim­it të ligjit dhe jo Repub­likë e Rojeve pri­vate.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading