Dosja 5D/ GJKKO lehtëson masën e sigurisë për Taulant Tushen, kalon në detyrim paraqitjeje

Gjyka­ta e Posaçme ndryshon masën e sig­urisë për ish-drej­torin e Bashk­isë Tiranë Taulant Tushe nga arrest në shtëpi në detyrim paraqit­je.

Tushe aku­zo­het si i përf­shirë në afer­ën “5D”, së bashku me dy ish-drej­torët e tjerë Redi Mol­la dhe Mariglen Qato.

Sipas SPAK, Taulant Tusha në cilës­inë e drej­torit të përgjithshëm të Drej­torisë së Plan­i­fikim­it të Punëve Pub­like dhe të anë­tar­it të KVO, si dhe anë­tarët e tjerë Enton Punav­i­ja, Julian Zanaj dhe Albanon Janku, kanë favorizuar shoqërinë 5D në 3 ten­dera të Bashk­isë Tiranë, duke i kri­juar shoqërisë ‘5D Kon­struk­sion’ sh.p.k avan­tazhe dhe priv­i­leg­je të padrej­ta në raport me oper­a­torët e tjerë ekonomikë që kanë mar­rë pjesë në pro­ce­du­rat e prokurim­it, duke e shpal­lur fituese të pro­ce­durës së prokurim­it në mënyrë të par­reg­ullt dhe në shkel­je të rreg­ullave të prokurim­it pub­lik, argu­men­ton prokuro­r­ia.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading