Mazhoranca në ankth, Rama paralajmëron largime ministrash, si kryeministri do të përdorë ndryshimet në qeveri

Një ura­gan i pan­dal­shëm zemëri­mi qyte­tar ka mbërthy­er Tiranën në një darë të hekurt, duke sjel­lë fil­lim­in e asaj që po kon­sidero­het si “vera e fun­dit” për elitën e vjetër poli­tike. Prej 26 ditësh sheshi dhe bule­var­di i krye­qytetit po zien nga mijëra zëra që nuk kërko­jnë thjesht rrota­cion, por shkër­mo­q­jen totale, të pamëshir­shme dhe pa kthim të të gjithë klasës poli­tike që ka bashkëqev­erisur dhe zhvatur vendin për më shumë se tri deka­da. Mes kërke­save të pane­go­ci­ueshme të protestuesve (qyte­tarëve) janë dorëhe­q­ja e kryem­i­nistrit Edi Rama, qev­eri teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Pra­paske­nat

Por për të ngadalë­suar entuzi­azmin e protestës, kryem­i­nistri Rama ka hed­hur dje hapin që askush s’e priste. Përmes një lëviz­je­je të kod­uar maki­ave­like në rrjetet sociale, ai ka par­ala­jmëru­ar pub­lik­isht se “ditët” e min­is­trave të tij janë numëru­ar. Ditën e djeshme kryem­i­nistri Rama ka ndryshuar fotografinë e pro­fil­it dhe të kop­er­t­inës në faqen e tij zyrtare në “Face­book”, duke ven­do­sur pam­je të flamin­gove.

Flamin­got janë shpendët që gjen­den në Lagunën e Nartës, të cilat janë bërë deri më tani sim­bol i protes­tave 26 ditore që po zhvil­lo­hen në Tiranë, kundër inves­tim­it në Zvërnec Mirëpo ndryshi­mi i beftë i fotos së pro­fil­it në “Face­book” me shpendin e Flamin­gos nuk është thjesht estetikë, por një mesazh i pastër ter­rori për obor­rin e tij poli­tik.

Ky veprim vjen si një strategji emergjente për të zbu­tur radikalizmin e protestës legjitime për Zvërnecin, e cila ka par­al­izuar çdo qelizë të shtetit. Me një aftësi të frik­shme për të për­pirë kauzat e kundër­shtarëve, Rama po ten­ton të rrëm­be­jë vetë sim­bolin e revoltës, flamin­gon, për ta kthy­er në armë pro­pa­gande.

Por deta­ji që po tmer­ron kabi­netin qever­i­tar është imazhi i shpen­dit që pas­tron pendët e veta. Në gjuhën e egër të poli­tikës shqiptare, ky nuk është pastrim naty­ror, por një par­ala­jmërim gjak­fto­htë për një spastrim masiv të rad­hëve të veta kor­rup­tive. Sa herë që pre­sioni pop­ul­lor i shkon në pal­cë, kryem­i­nistri nuk nguron të gje­jë “kokat e turkut” bren­da llo­jit për të shpë­tu­ar lëkurën e tij.

Min­is­trat aktu­alë tash­më po numëro­jnë orët e fun­dit në zyrat e tyre, të vetëdi­jshëm se do të kur­ban­i­zo­hen për të shfryrë zemërim­in e rrugës. Në ske­nar­in më të mund­shëm, ky ricik­lim i dhun­shëm i sim­boleve do të shër­be­jë si një “fsh­esë” e pamëshir­shme që do të fshi­jë emrat më të lakuar të ekzeku­tiv­it.

Ank­thi në rad­hët e social­istëve ka arrit­ur kul­min, pasi askush nuk ndi­het më i sig­urt nën hijen e këtij “pastri­mi të pendëve”.

Ndër­sa protestue­sit qën­dro­jnë të palun­dur në kërke­sat e tyre radikale, Rama po për­gatit teatrin e rad­hës me ndryshime drastike në qev­eri për t’iu hed­hur hiri syve ndërkom­bë­tarëve dhe opin­ion­it pub­lik.

Në këtë luftë ner­vash dhe sim­bo­likash, pyet­ja që “djeg” Tiranën është vetëm një: cilët do të jenë min­is­trat e parë që do të flu­tur­o­jnë nga fole­ja e pushtetit për të shpë­tu­ar “kokën” e kryem­i­nistrit?

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading