Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gaze­tari Artan Hox­ha këtë të premte i ftu­ar në Euronews Alba­nia me Thi­mi Samarx­hiun ka zbërthy­er deta­je të reja lid­hur me raportin e fun­dit të EUROPOL-it mbi bashkëpunimin e gru­peve krim­i­nale shqiptare me kartelin ekuado­ri­an “Los Lobos” për trafikun ndërkom­bë­tar të kokainës përmes kom­panive të trans­portit të fru­tave.

Hox­ha sqaron se orga­ni­za­ta më e mad­he krim­i­nale në Ekuador është “Los Choneros” me rreth 20,000 anë­tarë, ndër­sa “Los Lobos” është rival­ja krye­sore e tyre me rreth 8,000 anë­tarë. Sipas tij këto grupe nuk kanë një struk­turë të mirë­filltë karteli si kolumbianët apo mek­sikanët, por funk­siono­jnë më shumë si alean­ca.

Ndër të tjera ai thek­soi se gru­pet shqiptare atje janë të detyru­ara të zgjed­hin anë, ose do të puno­jnë me njërën orga­ni­za­të ose me tjetrën. Ai shtoi se nëse part­neri lokal vritet, shqip­tarët duhet të largo­hen men­jëherë për të mos u shën­jestru­ar nga rivalët si finan­cues të kartelit.

“Gru­pet eku­a­to­ri­ane janë më shumë të intere­suara për trafikun bren­da, ajo që quhet mikro­trafik atje. Sepse Ekuadori, duke mos qenë vend prod­hues, është vend tranz­i­ti. Nuk prod­hon kokainë dhe është i ndër­varur nga kartelet, nga kolumbianët.

Për shem­bull, lufta që dhe kon­flik­ti i armato­sur që nisi mes shtetit dhe Los Choneros, se është orga­ni­za­ta më e mad­he, nisi për shkak se mek­sikanët ose kartelet mek­sikane ishin të intere­suara për një për­plas­je aty.

Dhe sa më i pasig­urt të jetë Ekuadori, aq më lehtë e kanë ata, dhe të mar­rin ngarke­sat me drogë dhe mundë­sisht t’i mar­rin dhe më lirë.

Për­fi­to­jnë. Gjith­sesi, edhe pa këtë raport, jo që ky raport kon­fir­mon edhe një herë çfarë kemi thënë në të kalu­arën, sot ka pro­va bindëse që provo­jnë, po vijnë nga GJKKO-ja.

Një rast, ishte direkt e provonte e nisur nga Ergys Dashi është vrarë.Unë kam qenë te lokali ku Ergys Dashi u vra në Guayaquil. Pra, gru­pet shqiptare atje puno­jnë ose me njërën kar­tel, ose me tjetrën. Jo, nuk mund të punosh ash­tu sepse ato janë kaf­shë ter­ri­tori atje dhe kanë ter­ri­torin e ndarë dhe ti s’mund të punosh dot me të dyja.

Mad­je, në rastet kur part­neri lokal, vritet, ti duhet të largo­hesh derisa të sta­bi­li­zo­het sit­u­a­ta sepse kundër­shtarët e tij të etike­to­jnë ty si spon­sorizues apo finan­cues i kartelit dhe të iden­ti­fiko­jnë ty njël­loj me kundër­shtarin e tyre”, tha ai ndër të tjera.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading