Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër, rreth 5 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave

Një shtet që syn­on të funk­siono­jë gjith­n­jë e më shumë përmes transak­sion­eve bankare, duke reduk­tu­ar në mak­si­mum për­dorim­in e parasë fizike, duket se po hedh hapa për­para. Këtë e tre­go­jnë edhe të dhë­nat që paraqi­ti Guver­na­tori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një aktivitet të zhvil­lu­ar në Akadem­inë e Shken­cave.

“Për të nxi­tur këtë ndryshim janë ndër­mar­rë masa konkrete, duke ven­do­sur kufij mak­si­malë për page­sat me para në dorë dhe duke favorizuar page­sat elek­tron­ike.

Kurorëz­i­mi i këtyre ini­cia­ti­vave është anë­tarësi­mi në SEPA, ku tash­më të gjitha bankat në vend janë pjesë. Falë SEPA‑s, qyte­tarët shqip­tarë mund të krye­jnë trans­fer­ta në euro me shpe­jtësi dhe tar­i­fa shumë të ulë­ta, një­soj si në vendet e Bashkim­it Europi­an.

Page­sat dix­hitale janë rrit­ur me 25% nga viti në vit, num­ri i kar­tave bankare ka arrit­ur në 1.5 mil­ionë, ndër­sa rrjeti i ter­mi­naleve POS po zgjero­het vazhdimisht në të gjithë vendin”, tha Gent Sejko, guver­na­tor i Bankës së Shqipërisë.

Por, ndër­sa pritej që sasia e parasë fizike në qarkul­lim të binte, të dhë­nat e Bankës së Shqipërisë tre­go­jnë të kundërtën. Paratë që lëvizin jashtë sis­temit bankar kanë arrit­ur në rreth 5 mil­iardë euro, duke shënuar rrit­je nga mua­ji në muaj.“Shkalla e infor­malitetit mbetet shqetë­suese. Kur qarkul­lo­jnë rreth 5 mil­iardë euro jashtë bankave, kjo tre­gon se infor­maliteti nuk po zvogëlo­het.

Për këtë arsye duhet të reduk­to­het për­dori­mi i parasë cash, duke kalu­ar grad­u­al­isht nga kartë­moned­hat me pre­rje të lar­ta drejt atyre me vlera më të ulë­ta, në mënyrë që të deku­ra­jo­hen page­sat me para në dorë”, u shpreh Sela­mi Xhepa, ekspert ekonomieMegjithatë, kali­mi drejt një ekonomie pa cash, edhe pse ndih­mon në luftën kundër infor­malitetit dhe rrit trans­parencën, sjell edhe rrez­iqe për qyte­tarët.

“Avan­tazhet janë të qar­ta, pasi ekono­mia bëhet më trans­par­ente. Por ekzis­to­jnë edhe rrez­iqe, ku më krye­sori lid­het me pri­vatës­inë e qyte­tarëve dhe sig­ur­inë kiber­netike.

Pran­daj duhet gje­tur një ekuilibër mes intere­sit pub­lik dhe mbro­jt­jes së të dhë­nave per­son­ale, ndër­sa sul­met ndaj sis­te­meve elek­tron­ike mbeten një kër­cën­im real”, shtoi Xhepa.

Ndër­sa Shqipëria po afro­het me stan­dard­et europi­ane në fushën e page­save elek­tron­ike, sfi­da mbetet bind­ja e qyte­tarëve dhe biz­ne­seve për të brak­tisur page­sat  fizike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading