Inkuizicion gjithfarëllojësh për “Albanian Files”, Edi Rama sqaron tekstin e arkitektit me famë botërore: Ironia e tij për Mbretin, u interpretua me injorancë, librin e shkruan arkitektët që paguhen sa qimet e kokës (DEKLARATA)

Episodin e sotëm të pod­kastit të tij “Flasim” Edi Rama e hapi me lib­rin që së fund­mi është vënë në qendër të vëmend­jes nga mnjë numër i lartë protestue­sish dhe aktivistësh, “Alban­ian Files”. Në lid­hje me këtë Rama thek­soi se lib­ri është tërë­sisht i pavarur dhe përm­bledh kon­tributet e stu­diove arkitek­tur­ore që puno­jnë prej dy dekadash në Shqipëri.

Ndër­sa shtoi se tek­sti është keqin­ter­pre­t­u­ar dhe për­doret si pjesë e një “inkuizicioni” ndaj botim­it.

Sipas kreut të qev­erisë, letra nuk është një thirrje poli­tike, por një tekst me natyrë satirike dhe autoironike, në për­puth­je me stilin e njo­hur të autorit.

Po ash­tu Rama shtoi se “The Alban­ian Files” është një pro­jekt edi­to­r­i­al i pavarur, ku secili arkitekt ka pasur liri të plotë për të zgjed­hur tek­stet dhe mate­ri­alet e tij, pa ndërhyr­je apo cen­surë.

“Këtu në Shqipëri, në krye­qytet dhe jo vetëm, ne kemi uni­ver­sitetin më të madh dhe më pres­tigjioz në qiell të hapur të arkitek­turës dhe zhvil­lim­it urban, ku të gjithë pro­fe­sion­istët e rinj shqip­tarë janë të atashuar pranë këtyre stu­diove dhe puno­jnë së bashku, mëso­jnë prej tyre dhe zhvil­lo­jnë tal­entin, dijen; rrisin, pa disku­tim, eksper­tizën e tyre, falë këtij bashkëpuni­mi.

Tani, “The Alban­ian Files” është ven­do­sur në shën­jestër nga inkuizicioni, se s’mund ta quaj dot intelek­tu­al, se nuk është intelek­tu­al, por nga inkuizicioni rev­olu­cionar i protestës, ndërko­hë që nuk është lib­ri im dhe nuk është një botim i kon­trol­lu­ar prej meje” tha Rama në fjalën e tij.

Më tej kryem­i­nistri komu­nikoi për të dytën herë pro­jek­tin e ri Rilind­ja 2.0 për të cilin tha se do të disku­to­het me më shumë deta­je në fil­lim­in e mua­jit kor­rik. Një pro­jekt që syn­on të mbësht­esë zhvil­lim­in e trans­portit pub­lik të gjel­bër.

“Në kor­rik do të prezan­to­jmë dhe pro­gramin lind­ja 2.0 që shkon përtej inves­timeve që kemi bërë deri më sot. Një pro­gram që do të mbësht­esë zhvil­lim­in e trans­portit pub­lik të gjelbër.Nuk është një pro­gram vetëm i mbështe­tur nga një fond inves­timesh por do të stim­u­lo­jë mar­rëd­hënien aktive të pushtetit ven­dor me komu­nitetin, në har­moni me komu­nitetin. Në këtë frymë një rilind­je urbane 2.0 është një hap tjetër drejt anë­tarësim­it të Shqipërisë në BE” u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Ash­tu siç ka rapor­tu­ar dhe më parë newsbomb.al, në mbled­hjen  mba­j­tur para pak ditësh me krye­bashki­akët e juglind­jes, Edi Rama zbu­loi pro­jek­tin që mban emrin emrin “Pro­gram i Qev­eris­jes Ven­dore Rilind­ja Urbane 2.0”, për të cilin tha se do të sqaro­het më tej dhe në ditët e para të korrikut.Fjala e Edi Ramës:

Ky libër quhet “The Alban­ian Files”. Është një ndër botimet më të rëndë­sishme që kanë dalë në vitet e fun­dit në dritën e skenës së arkitek­turës dhe zhvil­lim­it urban në Europë dhe në botë.

Është një botim i ri i kohëve të fun­dit dhe ka bren­da punët, pro­jek­tet, ide­të dhe shënimet e 60 arkitek­tëve dhe stu­diove me një rep­uta­cion të padiskutueshëm ndërkom­bë­tar, të cilat i lidh së bashku, në gjithë faqet e lib­rit, Shqipëria.

Tani nuk dua të flas për lib­rin, por dua të flas për një inkuizicion që ka nisur lid­hur me lib­rin, një inkuizicion që buron nga fry­ma e bule­vardit, ku protes­ta e fil­lu­ar për natyrën ka kri­juar shumë degë të tjera dhe një nga degët është pikër­isht dega inkuizicionale, e cila përnd­jek, në thon­jëza natyr­isht, por jo sepse nuk përnd­jek, por sepse përnd­jek në kup­ti­min me fjalë, me akuza, me shpif­je, një nga gjërat dhe një nga gru­pet më të rëndë­sishme që i ka ndod­hur dhe që i janë qasur Shqipërisë këtyre 30 viteve, po edhe his­torisë së Shqipërisë.Njerëz të cilët, thashë, e kanë bërë emrin dhe his­tor­inë e tyre në skenën e arkitek­turës botërore dhe që janë mbled­hur, pavarë­sisht nga njëri-tjetri, në Shqipëri, siç u mblod­hën dikur në Neë York, në vitet ’30, duke dhënë kon­tribute, të cilat, ndër të tjera, do të bëjnë që ky vend dhe vajzat dhe djemtë e këtij ven­di, arkitek­të, arkitek­te, urban­istë, urban­iste, nesër të nxjer­rin nga gjiri i tyre ndon­jë emër apo më shumë se një emër shqip­tari apo shqiptare­je që do të shkëlqe­jë në skenën e botës.

Sepse, ndërko­hë, këtu në Shqipëri, në krye­qytet dhe jo vetëm, ne kemi uni­ver­sitetin më të madh dhe më pres­tigjioz në qiell të hapur të arkitek­turës dhe zhvil­lim­it urban, ku të gjithë pro­fe­sion­istët e rinj shqip­tarë janë të atashuar pranë këtyre stu­diove dhe puno­jnë së bashku, mëso­jnë prej tyre dhe zhvil­lo­jnë tal­entin, dijen; rrisin, pa disku­tim, eksper­tizën e tyre, falë këtij bashkëpuni­mi.

Tani, “The Alban­ian Files” është ven­do­sur në shën­jestër nga inkuizicioni, se s’mund ta quaj dot intelek­tu­al, se nuk është intelek­tu­al, por nga inkuizicioni rev­olu­cionar i protestës, ndërko­hë që nuk është lib­ri im dhe nuk është një botim i kon­trol­lu­ar prej meje.

Unë thjesht kam dhënë aty një kon­tribut me një tekst parathënës, një tekst parathënës që është, pat­jetër, kre­nari që unë, si Kryem­i­nistër i Shqipërisë, të isha i ftu­ar ta shkru­a­ja dhe që, së bashku me gjithë këtë “armatë” arkitek­tësh dhe pro­fe­sion­istësh të jashtëza­kon­shëm, të cilët janë ped­a­gogë në uni­ver­sitetet më të mira të botës, ndër të tjera; të cilët thirren për të bërë kon­fer­en­ca mbi arkitek­turën për të rejat, për të rin­jtë, për të intere­suar­it dhe paguhen sa qimet e kokës nëpër vende të tjera, ka ard­hur si një pro­jekt edi­to­r­i­al tërë­sisht i pavarur.Është kon­cep­tu­ar, është kuru­ar nga Anneke Abhe­lakh dhe, siç thashë, janë kon­tribute të stu­diove që puno­jnë në Shqipëri dy deka­dat e fun­dit. Është diç­ka fenom­e­nale.

Pat­jetër që ka gjëra të diskutueshme, pat­jetër që ka gjëra të debat­ueshme, të kri­tikueshme, çfarë të doni, por që t’i qepesh një boti­mi të tillë, një­soj si të ishte koha e Rev­olu­cionit Kul­tur­or Kinez dhe, mbi të gjitha, pas­taj të kapesh me një tekst, i cili është një tekst autoironik i një arkitek­ti që për­faqë­son njërën prej stu­diove më të mëd­ha në his­tor­inë e arkitek­turës bashkëko­hore, stu­dion “OMA”, të themelu­ar dhe të udhëhe­qur nga leg­jen­dari Rem Kool­haas, ky është kul­mi.

E para, që ky tekst i vënë aty, i cili në mënyrë autoironike është një letër drej­tu­ar meje, e cila natyr­isht është një letër që mua s’më ka ard­hur, se s’kishte as pse të më vinte, është shën­im në dos­jen e arkitek­tit, ku më thotë: “Pse duhet të bëhen dhe zgjed­hje? Ti mund të bëhesh mbret dhe të bësh atë që bënin mbretëritë për arkitek­turën…” e të tjerë, e të tjerë.

Çësht­je dile­mash dhe prob­lematikash që s’kanë lid­hje fare me ndon­jë thirrje reale për t’u bërë mbret, është kthy­er kokë­poshtë, por tre­gon që, në fakt, lib­ri është tërë­sisht i lirë, i pakontrolluar.Në kor­rik do të prezan­to­jmë dhe pro­gramin lind­ja 2.0 që shkon përtej inves­timeve që kemi bërë deri më sot. Një pro­gram që do të mbësht­esë zhvil­lim­in e trans­portit pub­lik të gjel­bër. Nuk është një pro­gram vetëm i mbështe­tur nga një fond inves­timesh por do të stim­u­lo­jë mar­rëd­hënien aktive të pushtetit ven­dor me komu­nitetin, në har­moni me komu­nitetin. Në këtë frymë një rilind­je urbane 2.0 është një hap tjetër drejt anë­tarësim­it të Shqipërisë në BE.

Part­ner­iteti syn­on që të kemi një oper­a­tor të ri në treg të ndër­tu­ar nga një nga kom­pan­itë më të rëndë­sishme në botë që të kri­jo­jë kapacitet treg­tar në sis­temin e brend­shëm dhe atë rajon­al. Është një inves­tim afat­g­jatë që do të sjel­lë më tepër sig­uri por dhe dituri e eksper­tizë të domos­doshme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading