showbiz

Plot një vit pa gazetarin Dashamir Dini, vajza e tij Barbana e kujton me mall dhe dhimbje: Do më mungosh derisa të takohemi sërish (REAGIMI)

Ka kalu­ar plot një vit nga dita kur zia kaploi në medi­at shqiptare pasi gaze­tari i mirën­jo­hur Dashamir Dini nuk ia doli të fitonte bete­jën me sëmund­jen e rëndë, duke mbyl­lur kësh­tu sytë përgjith­monë.

Hum­b­ja e Dashamir­it la pas një plagë të pashërueshme për të gjithë të afër­mit, miqtë, kolegët e më së shumti famil­jen e tij e cila u për­ball me një tjetër trag­je­di pas hum­b­jes së djalit të tyre Ergi Dinit.

Në 1‑vjetorin e ndar­jes nga jeta të gaze­tar­it, vajza e tij e kuj­ton plot mall e dhim­b­je ditën kur Dashamiri nuk arri­ti të fitonte bete­jën me sëmund­jen e rëndë, rapor­ton newsbomb.al.

“Koha më ka mësuar të jetoj me mungesën tënde, por nuk ma ka zbe­hur asnjëherë dashur­inë dhe mallin për ty. Ka ditë kur dua vetëm të të dëgjoj zërin, të të përqafoj edhe një herë, ose të të tre­goj gjithç­ka që ka ndod­hur. Pas­taj kuj­toj se tani të flas vetëm me zemër.

Më mungon në çdo moment të rëndë­sishëm të jetës sime. Më mungo­jnë këshillat e tua, buzëqesh­ja jote dhe for­ca që më jep­je vetëm me pran­inë tënde. Ti nuk je më pranë syve të mi, por do të jetosh gjith­monë në zem­rën time dhe në çdo kuj­tim që kemi ndër­tu­ar bashkë” shkru­an këngë­tar­ja Bar­bana krah fotos ku ajo shfaqet me babain e saj.

Edhe pse u bë plot një vit që Dashamiri nuk jeton më, me fjalë zem­re Bar­bana shkru­an se ai do të jeto­jë gjith­monë në zem­rën e saj, derisa të vijë dita kur rrugët e tyre të bashko­hen sër­ish.

Kuj­to­jmë që në vitin 2016 Ergi Dini humbi jetën në një aksi­dent tragjik me motor në moshën 22-vjeçare. Pos Ergit, bashkë me të i vdekur në vend kishte mbe­tur edhe miku i tij, i cili edhe po drej­tonte motoçik­letën, Kle­j­di Halili, mosha e të cilit ishte 21 vjeç.Reagimi i plotë i Bar­bana Dinit:

Sot bëhet një vit që kur u largove nga kjo botë, bab… Një vit i mbushur me mall, dhim­b­je dhe një bosh­llëk që askush nuk mund ta mbushë.

Koha më ka mësuar të jetoj me mungesën tënde, por nuk ma ka zbe­hur asnjëherë dashur­inë dhe mallin për ty. Ka ditë kur dua vetëm të të dëgjoj zërin, të të përqafoj edhe një herë, ose të të tre­goj gjithç­ka që ka ndod­hur. Pas­taj kuj­toj se tani të flas vetëm me zemër.

Më mungon në çdo moment të rëndë­sishëm të jetës sime. Më mungo­jnë këshillat e tua, buzëqesh­ja jote dhe for­ca që më jep­je vetëm me pran­inë tënde. Ti nuk je më pranë syve të mi, por do të jetosh gjith­monë në zem­rën time dhe në çdo kuj­tim që kemi ndër­tu­ar bashkë.

Lutem që shpir­ti yt të pre­het në paqe dhe Zoti të të ketë pranë Tij. Fale­minder­it për gjithç­ka që ishe dhe për gjithç­ka më mësove. Dashuria për një ty nuk mbaron kur­rë.

Do të më mungosh përgjith­monë. Derisa të tako­he­mi sër­ish…

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading