Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i paraburgosuri në Shkodër

Mëng­jesin e kësaj të diele, një i parabur­go­sur në bur­gun e Shko­drës ka ndër­ru­ar jetë.

Drej­to­ria e Burgjeve, në një njof­tim bën me dije 62 vjeçari, i cili ndod­hej në të njëjtën qeli me të birin, ka pësuar komplikacione.Pas ndih­mës mjekë­sore në ambi­en­tet e paraburgim­it, i dënuari u trans­portua për në spi­tal, ku pavarë­sisht ndih­mës mjekë­sore, nuk arri­ti të mbi­je­tonte.

Njoftimi:Në orët e para të mëng­je­sit të datës 28.06.2026, në IEVP Shkodër u regjistrua një emergjencë shën­de­të­sore. I parabur­go­suri me ini­cialet Ç. J., i datëlind­jes 10.11.1964, i cili ishte i ako­mod­uar në të njëjtën dhomë me të birin, të bur­go­surin me ini­cialet D. J., pësoi një përke­qësim të paprit­ur të gjend­jes shën­de­të­sore, çfarë bëri të nevo­jshme ndërhyr­jen e men­jëher­shme të per­son­elit mjekë­sor.

Në për­puth­je me pro­ce­du­rat ligjore, organet kom­pe­tente janë njof­tu­ar men­jëherë dhe kanë nisur veprimet pro­ce­du­rale për doku­men­timin e plotë të rastit dhe sqarim­in e rrethanave të ngjar­jes.

Drej­to­ria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushël­limet e sin­qer­ta famil­jes së të ndjer­it dhe garan­ton bashkëpunim të plotë me organet e drejtë­sisë për zbard­hjen e plotë të këtij rasti.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading