“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

Kryem­i­nistri Edi Rama e nisi pod­castin e tij “Flasim” duke mba­j­tur në dorë lib­rin “The Alban­ian Files”  dhe duke iu përgjigjur të gjitha akuzave.

“Është një ndër botimet më të rëndë­sishme të viteve të fun­dit, në dritën e skenës së arkitek­turës dhe zhvil­lim­it urban, në Europë dhe në botë.

Është një botim i ri i kohëve të fun­dit dhe ka bren­da punët, pro­jek­tet, ide­të, shënimet e 60 arkitek­tëve dhe stu­diove me një rep­uta­cion të padiskutueshëm ndërkom­bë­tar, të cilat i lidh sëbashku në faqet e lib­rit, Shqipëria!”, tha kreu i qev­erisë, duke hed­hur poshtë aludimet që kanë qarkul­lu­ar së fund­mi për këtë libër.“

Buron nga fry­ma e bule­vardit, ku protes­ta e fil­lu­ar për natyrën, ka kri­juar shumë degë të tjera dhe një nga degët, është ajo inkuizicionale, e cila përnd­jek, në thon­jëza sig­ur­isht, me fjalë, me shpif­je një nga gru­pet më të rëndë­sishme që i janë qasur Shqipërisë në këto 30 vite, por edhe his­torisë së Shqipërisë.

Njerëz që e kanë bërë emrin e tyre dhe që janë mbled­hur në Shqipëri, siç u mblod­hën në New York, në vitet ‘30. Nuk është lib­ri im, unë aty kam dhënë një kon­tribut thjesht me një tekst parathënës, si kryem­i­nistër i Shqipërisë”, tha Rama.Sipas tij, tur­ma është kapur me një tekst autoironik të një arkitekti.“Është kthy­er kokë poshtë! Tre­gon që në fakt, lib­ri është tërë­sisht i lirë dhe i pakon­trol­lu­ar. Të gjithë autorët kanë pasur pavarësi të plotë në mate­ri­alet e tyre”, thek­soi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading