Protesta e qytetarëve, Rama: Do të reflektojmë për ata që kanë halle, nuk merremi me dështakët e zemëruar të Shqipërisë

Kryem­i­nistri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sër­ish për protestën, e  cila vijon prej 31 ditësh. Ai e cilë­son protestën një të drejtë demokratike, por njëko­hë­sisht duke akuzuar se ajo po ndiko­het dhe manip­u­lo­het nga aktorë poli­tikë.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, ai bëri dal­lim mes shqetësimeve reale të qyte­tarëve dhe atyre që i qua­jti “mbet­je të rrezik­shme socio-poli­tike”.

Rama thek­soi se kërke­sat e protestuesve duhet të dëgjo­hen dhe të shndër­ro­hen në reflek­tim për qev­eris­jen dhe objek­ti­vat e ven­dit drejt inte­grim­it europi­an

.Edi Rama: QYTETARËT kanë të drejtë të protesto­jnë pavarë­sisht se kush i drej­ton, manip­u­lon, për­dor dhe abu­zon me hal­let e tyre.Korja e mbet­jeve të rrezik­shme socio-poli­tike të bule­vardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qyte­tarëve që kërko­jnë të dëgjo­hen, janë dy gjëra kre­jt të ndryshme.

Ai ujë që buron nga halle, shqetësime, prob­leme reale të jetës së çdo protestue­si apo sim­pa­ti­zan­ti të protestës, duhet kthy­er dhe do ta kthe­jmë në energji për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europi­an, duke ndarë me ta reflek­timin tonë nga kjo protestë, sapo ta kemi lex­u­ar me vëmend­je e përulësi kre­jt mesazhin e zemërim­it të tyre të sin­qertë

Ndër­sa kor­ja e shpi­fur që ka bërë bashkë plot dësh­takë të zemëru­ar të Shqipërisë, turlil­loj per­son­azhesh që japin mend që s’i kanë dhe shfryjnë dufe e mllefe për të cilat s’ua ka fajin askush veç vetes, duhet parë e treguar pa asnjë ngur­rim mu siç është:

Shem­bëll­tyra më e zezë e alter­na­ti­vave poli­tike të këtyre 35 vjetëve­Por e mira më e mad­he e kësaj proteste, për të cilën do të bëhen pish­man edhe armiqtë e dashake­qët e Shqipërisë që qën­dro­jnë pas cuna­mit të baltës digji­tale, është se në fund nga e gjithë kjo vor­bull shu­mi­ca qev­erisëse do të dalë me vull­netin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me pop­ullin

Dhe protestue­sit do të fito­jnë bashkë me Shqipërinë, ndër­sa shem­bëll­tyra e zezë që i keqpër­dori do të dësh­to­jë e do të thër­mo­het në çika.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading