Incidentet para Kuvendit/ Rama: Korbat dhe sorrat, presion fizik ndaj deputetëve. Flamingot janë paqësorë

Mar­rë shkas nga prote­s­tat që po zhvil­lo­hen prej ditësh në Tiranë, kryem­i­nistri Edi Rama tha se nuk është patri­o­tizëm të largosh inves­timet e hua­ja nga ven­di.

Komentet Rama i bëri gjatë një taki­mi me pen­sion­istët, ku tha se inves­ti­mi prej 4 mil­iardë eurosh në Zvërnec, ndih­mon në rrit­jen ekonomike të ven­dit.

Duke i qua­j­tur orga­ni­za­torët e protes­tave ‘shar­la­tanë, deli­ran­të e dësh­takë’, kryem­i­nistri Rama tha se ata janë të dësh­përu­ar për mos-suk­sesin e tyre dhe nxjer­rin teori kundër resorteve luk­soze.

“Kur shkon atje, një grup për të ushtru­ar pre­sion fizik ndaj deputetëve, jemi në rrethana të tjera. Por ata nuk janë flamin­go, ata janë paqë­sore. Sor­rat dhe kor­bat janë të dhun­shëm.

Flamin­got do i tra­j­to­jmë me shumë respekt. Me sor­rat dhe kor­bat nuk kemi çfarë bëjmë fare. Në fund ata do jenë përsëri të hum­bur. Do shpën­da­hen kokr­ra kokr­ra”, thek­soi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading