Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përfundojnë te Trauma tre persona

Një aksi­dent i rëndë rru­gor është regjistru­ar pak më parë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzim­it të Niklës.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, në aksi­dent janë përf­shirë tre autom­jete, një fuoristradë tip Mer­cedes-Benz dhe dy autove­tu­ra të së njëjtës markë.

Si paso­jë e për­plas­jes, tre per­sona kanë mbe­tur të plago­sur dhe janë trans­portu­ar në Spi­tal­in e Traumës në Tiranë, ku po mar­rin ndih­mën mjekë­sore.

Para­prak­isht, dyshohet se shkak i aksi­den­tit ka qenë ndër­pre­r­ja e rrugës nga drejtue­si i fuoristradës, çka ka sjel­lë për­plas­jen me dy autom­jetet e tjera.

Poli­cia ka mbër­rit­ur në vend­ng­jar­je dhe po punon për zbard­hjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksi­den­tit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading