“Historia po shkruhet në këtë shesh dhe ne jemi në anën e fitimtarëve”/ Aktivisti: E vërteta nuk fshihet me propagandë!

Aktivisti Ilir Xhe­malaj ka mba­j­tur një fjal­im gjatë protestës, ku ka deklaru­ar se tubi­mi për­faqë­son, sipas tij, “shpirtin e pam­posh­tur të shqip­tarëve” dhe një revoltë që po shndër­ro­het në shpresë.

Sipas tij, pjesë­mar­r­ja në shesh tre­gon se qyte­tarët nuk mund të hes­ht­en.

“Ky shesh sot nuk mban thjesht njerëz, por shpirtin e pam­posh­tur të shqip­tarëve. Kjo është revol­ta që po kthe­het në shpresë. Donin të na hes­ht­nin, por ne zgjod­hëm të flasim. Ky është ven­di ynë dhe nuk ia fal­im asku­jt”, u shpreh ai.

Xhe­malaj pre­tendoi gjithash­tu se kauza e protestës ka mar­rë mbështet­je edhe nga figu­ra poli­tike amerikane, duke e cilë­suar këtë si një zhvil­lim të rëndë­sishëm për lëviz­jen.

“E vërte­ta e këtij sheshi nuk fshi­het më as me pro­pa­gandë e as me cen­surë. Kon­gres­meni amerikan Joe Wil­son sot mbështeti rev­olu­cionin tonë dhe nxori të vërte­tat. Falën­deroj miqtë tanë në Sen­at që mbro­jnë të vërtetën dhe sovran­itetin e shqip­tarëve”, tha ai.

Ai shtoi se, sipas tij, lufta kundër kor­rup­sion­it ka kalu­ar kufi­jtë dhe nuk mund të ndalet më, ndër­sa e përm­byl­li fjal­im­in me mesazhe patri­otike dhe thirrje për aleancë me SHBA.

“His­to­ria po shkruhet sot në këtë shesh dhe ne jemi në anën e fitim­tarëve. Për Shqipërinë tonë, fla­murin tonë dhe aleancën e për­jet­shme me SHBA”, deklaroi Xhe­malaj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading