Egjipti kualifikohet pas penalltive, dorëzohet Australia

Egjip­ti sig­uroi kual­i­fikimin mes 16 ekipeve më të mira në Botëror.

“Faraonët” tri­um­fuan pas penall­tive ndaj Aus­tral­isë, në një ndesh­je shumë të luftu­ar.

Koha e rreg­ullt nuk prod­hoi fitues, pasi u mbyll në baraz­im 1–1. Pje­sa e parë foli për Egjiptin, që e mbyl­li në avan­tazh të një goli. Në min­utën e 13-të, ishte Ashour që zhbllokoi takimin.

Në fil­lim­in e frak­sion­it të dytë, aus­tralianët ia dolën të gje­jnë baraz­imin.

Ishte Hany, i cili shkak­toi auto­gol në min­utën e 55-të dhe bëri që të shpërthente fes­ta tek Australia.Rezultati nuk ndryshoi në kohën e rreg­ullt dhe sht­e­sa, duke shkuar te penalltitë.

Nga “rule­ta ruse”, egjip­tianët u treguan më të sak­të duke shënuar katër herë, ndër­sa tek Aus­tralia gabuan në dy raste.

Në raun­din tjetër, Egjip­ti do të për­bal­let me fituesin e Argjentinë-Kepi i Gjel­bër.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading