Protestat në Tiranë, Kim Mehmeti: Pse kjo është ngjarja më e bukur dhe investimi më i madh strategjik i bërë në Shqipëri!

Ja një përgjig­je për ata që më pyesin pse i përkrah prote­s­tat rinore në Tiranë dhe që e kanë zbu­lu­ar se jam “spi­un” i shpirt­pr­ishur: I përkrah sepse jam i paguar nga Puti­ni, nga aja­tol­lahët e Iran­it, nga Vël­lazëria Mys­li­mane dhe pak edhe nga greku.

Mad­je u mundo­va të marr ndon­jë lek edhe nga Beogra­di, por Vuçiçi më tha se ata e kanë qev­er­inë e vet në Tiranë që e drej­ton vël­lau i tij – Pik­tori, andaj nuk kanë nevo­jë për shër­bimet e mia.

Pra, ky jam unë, ai armiku nga Maqe­do­nia, që shkon në Tiranë vetëm për të hed­hur gurë mbi policët që e mbro­jnë pop­ullin, pra vetëm sa për ta acaru­ar atë poli­ci dhe sa për ta nxi­tur që t’i merr zvar­rë protestue­sit që “sul­mo­jnë” Kuvendin e krim­it dhe “Koa­li­cionin e Qelbësirave”.Dhe pyet­je të pakënd­shme nuk më shtro­jnë vetëm shqip­tarët që e mbro­jnë shqip­tar­inë nga unë, por edhe bashkëqyte­tarët e mi maqedonas.Madje, ata më bëjnë të skuqem kur më thonë:

“Nëse ne, maqe­don­a­sit e Maqe­donisë Veri­ore jemi ata që ju pen­go­jmë të fak­tor­i­zo­heni poli­tik­isht, atëherë kush ju pen­gon që Kuvendin e mëmëd­heut tuaj të mos e pas­troni nga rru­gaçëria e llo­jit të Taulan­tëve e Zegjin­eve dhe kush ju dety­ron që Shqipërinë ta lini në duart e Ramadurës?”

Dhe, i ngul­fatur nga një turp i hes­h­tur, por edhe i ven­do­sur që me çdo kusht ta mbroj kre­nar­inë shqiptare, u them: pop­u­jt e vjetër, me tra­ditë e kul­turë të lashtë, herë pas here tre­go­hen të paku­jdesshëm ndaj fatit të vet, mad­je atë e lënë edhe qël­lim­isht në duart e krim­inelëve dhe haj­dutëve, që pas­taj të shohin nëse pasard­hësit e tyre do të dinë t’ia rik­the­jnë vendin pronar­it të tij të vërtetë – pop­ul­lit.

Pas­taj vazh­doj të shp­je­goj se, gjatë trid­hjetë viteve të shkuara, ne, prindërit e kësaj rinie që prote­ston, jo se gabuam, por qël­lim­isht e lamë Shqipërinë në duart e “Aleancës së Qel­bësir­ave”, që sot t’i sprovo­jmë pasard­hësit tanë nëse ata e kanë mjaftueshëm të fortë boshtin kur­ri­zor etnik sa për t’ua mar­rë vendin nga duart narkodil­erëve.

Kësh­tu pra, unë herë ndi­hem i zënë ngushtë, sepse nuk kam si ta fsheh se jam “spi­un i huaj”, e herë ndi­hem i tur­përu­ar, sepse nuk di si t’u përgjig­jem atyre që më pyesin pse mëmëd­heu im është bërë vend ku më të shpesh­ta janë vras­jet sesa das­mat dhe ku më lehtë gjen një vrasës me pagesë sesa një automekanik.

Por, megjithatë, ndi­hem kre­nar kur i shoh të rin­jtë që protesto­jnë në Tiranë, sepse ata e shpër­faqin zërin dhe fytyrën më të bukur të kre­nar­isë, të nder­sh­mërisë, të din­jitetit dhe të guxim­it shqip­tar.

Dhe, duke parë këtë rini që sot prote­ston nëpër qytetet e Shqipërisë, shpesh e pyes veten:

Si është e mundur të jesh shqip­tar e të mos kreno­hesh me këto protes­ta, të cilat janë ngjar­ja më e bukur që i ka ndod­hur shqip­tarisë dhe inves­ti­mi më i madh strategjik që është bërë në Shqipërinë e peri­ud­hës pasko­mu­niste?

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading