Drejtori i ASHK Tirana 1, Martin Kala u kthye në “noter” të krimit dhe oligarkëve në tjetërsimin e pronave

Drej­tori i Hipotekës, Mar­tin Kala, ka kthy­er zyrën e tij në një sportel të paligjshëm për kalim­in e pron­ave..

Ish funk­sion­ar i LSI-së, Mar­tin Kala u kat­a­pul­tua në një nga drej­toritë më të rëndë­sishme të ASHK-së, Drej­to­ria Ven­dore Rurale 1 Tiranë.

Pa asnjë mer­itë pro­fe­sion­ale, pa asnjë kur­rikul, ai u ven­dos në krye të insti­tu­cionit që kon­trol­lon pronat në per­iferi të Tiranës dhe në zonat rurale, pikër­isht aty ku oli­garkët dhe kri­mi kanë ndër­tu­ar vila e kul­la gji­gante, duke hapur rrugën për kalim­in e paligjshëm të pron­ave nga dora në dorë.

Por Kala nuk shkoi atje për t’u vënë në shër­bim të qyte­tarëve, por për të kthy­er Hipotekën në një mjet për pasurim per­son­al, duke shfry­tëzuar pozi­cionin për të lehtë­suar kalim­in e paligjshëm të pron­ave dhe për të mar­rë në këm­bim shu­ma të mëd­ha parash nga ata që kishin nevo­jë për një fir­më të shpe­jtë.

Në duart e tij, Hipote­ka u kthye në një zyrë note­ri­ale të paligjshme, ku pronat pub­like dhe pri­vate tjetër­so­heshin me shpe­jtës­inë e rrufesë.

Kala u bë “noteri” i krim­it, duke fir­mo­sur kalim­in e pasurive për biz­nes­menë e oli­garkë, duke mar­rë në këm­bim tar­i­fa të çmen­dura për legal­iz­ime. Bashkëpunë­torët e tij? Një rrjet noterësh të iden­ti­fikuar nga autoritetet, të gat­shëm të mbyllin sytë për doku­menta­cion të fal­si­fikuar, kufij të manip­u­lu­ar, prona që ndër­ronin pronar bren­da natës.

Në qendër të këtij pazar është vetë Mar­tin Kala. Ndër­sa qyte­tarët e thjeshtë për­balleshin me rad­hë, tar­i­fa të paligjshme dhe doku­mente që humb­nin, Kala po ndër­tonte pasur­inë e tij. Në zonën e TEG-ut, një nga tro­jet më të lak­muara të Tiranës, kaloi prona në emër të njerëzve të tij të afërt, jo rastë­sisht, sepse aty ku qarkul­lon betoni, qarkul­lon edhe para­ja e pistë.

Por zinx­hiri nuk mbaron me Mar­tin Kalën. Vël­lai i tij, Admir­im Kala, kan­di­dat për deputet i LSI-së, pronar i LACONICS shpk, e ngrit­ur me fondet e “startup”-eve, ka në statutin e kom­panisë asis­tim dhe ndër­m­jetësim në shit­je-bler­je pasur­ish të patund­shme dhe asis­tim në pro­cesin e regjistrim­it të pron­ave, asis­tencë që për­bën urën e drejt­për­drejtë lid­hëse me kadas­trën dhe pro­fe­sion­in e vël­lait në Hipotekë.

Përvec fondeve të Start­up-eve, LACONICS shpk ka për­fi­tu­ar ndërko­hë 12 kon­tra­ta pub­like ven­dore me vlerë 34.125.700 lekë. Ndër­sa në 5 vitet e fun­dit, disa pasuri në zonën e Farkës fig­uro­jnë në emër të famil­jarëve të drej­torit Mar­tin Kala, një tjetër hal­lkë që lidh pozi­cionin e tij pub­lik me pasurim­in e të afër­mve.

Admir­im Kala fig­uron ortak në një hold­ing të hapur në tetor 2025 në Tiranë, së bashku me dy shte­tas ital­ianë, të cilët në Itali vepro­jnë në tre­gun e Super­bonus, një sek­tor i shkatër­ru­ar nga kriza dhe i rrëzuar nga hetimet e Guardia di Finan­za, me sekue­stro mil­iardëshe në Sir­akuzë e Saler­no. Por kjo është një tjetër his­tori.

Sot fokusi është te Mar­tin Kala, drej­tori i Hipotekës që u kthye në porti­er të pron­ave shqiptare, duke i hapur derën kujt­do që paguante.

Një “not­er” i krim­it në zemër të ASHK-së, i paprek­shëm, i patun­dur, ndër­sa qyte­tarët vazh­do­jnë të presin me deka­da për të drejtën e tyre mbi pronën. Batër­dia e bërë nga Mar­tin Kala në ASHK, Drej­to­ria Ven­dore Rurale 1 Tiranë, nuk mund të mbetet pa përgjig­je.

Të dhë­nat, doku­mentet dhe provat e kalim­it të paligjshëm të pron­ave kërko­jnë një het­im të thel­lu­ar nga SPAK, i vet­mi insti­tu­cion që mund të depër­to­jë në këtë labirint kor­rup­sioni.

Nëse prokuro­r­ia e posaçme nuk ndërhyn, kjo batër­di do të vazh­do­jë të hajë pronën shqiptare, ndër­sa Kala do të vijo­jë të fir­mosë në hes­ht­je…

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading