Plas skandali! Akuzohet për trukim të ndeshjeve, UEFA përjashton skuadrën nga Liga e Europës

UEFA ka për­jash­tu­ar fituesin e Kupës Çeke, Karv­inën, nga Liga e Europës për sezonin e ardhshëm për shkak të akuzave për përf­shir­je në një skan­dal të manip­ulim­it të ndesh­jeve.

Skuadra çeke arri­ti të kual­i­fiko­hej në play-off të garës pasi mposhti Jablonecin 3–1 në finalen e turneut të tyre të kupës ven­dase dy muaj më parë. Por klu­bi që atëherë është futur në vështirësi si bren­da ash­tu edhe jashtë ven­dit pas disa akuzave të rën­da.

Organi i Apelit i UEFA‑s e ven­dosi Karv­inën të papër­sh­tat­shme për Ligën e Europës pasi nuk i përm­bushi kriteret e pranimit.Organi drejtues i fut­bol­lit për­men­di përf­shir­jen e drejt­për­drejtë ose të tërthortë të klu­bit në aktivitete që syn­o­jnë orga­niz­imin ose ndikimin në rezul­tatin e ndesh­jeve në nivelin e tyre kom­bë­tar.

UEFA e ka gjo­bitur Karv­inën me 354,000 paun dhe Karv­ina ka zgjed­hur të mos e apelo­jë vendimin.Ekipi u për­jash­tua gjithash­tu nga liga e parë çeke nga shoqa­ta kom­bëtare e fut­bol­lit mua­jin e kalu­ar.

Shoqa­ta çeke nisi një het­im disi­plinor që përf­sh­inte 47 indi­vidë dhe ekipe, që përf­shinin gjyq­tarë, zyr­tarë, loj­tarë, ish-loj­tarë dhe klube nga katër lig­at krye­sore në mars.

Vik­to­ria Plzen, tani do të mar­rë vendin e play-off-it të Ligës së Europës. Kësh­tu, Hradec Kralove do të mar­rë vendin fillestar të Vik­to­rias në raun­din e dytë kual­i­fikues të garës.

Dhe Jablonec do të hyjë në raun­din e dytë kual­i­fikues të Ligës së Kon­fer­encës, duke mbushur vendin bosh të Hradec.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading