Ekrem Bajroviç dënohet me 12 vjet burg për krime lufte në Kosovë

Gjyka­ta në Prisht­inë e ka dënuar të premten me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviçin, në rigjykimin e tij për krime lufte kundër pop­ull­sisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-’99.

Bajroviç u shpall faj­tor përsëri për kry­er­jen e krimeve të luftës kundër civilëve shqip­tarë në fsha­trat Starad­ran, Zallc, Gur­rakoc dhe fsha­trat tjera për­reth të Komunës së Istogut në fil­lim të vitit 1999.Ai u dënua në rigjykim pasi rasti kundër tij ishte kthy­er në riven­dos­je nga Gjyka­ta Supreme vitin e kalu­ar.

Gjyka­ta Themelore e kishte dënuar me 12 vjet burgim atë edhe në kor­rik të vitit 2024 dhe Gjyka­ta e Apelit e kishte vërte­t­u­ar atë akt­gjykim duke e hed­hur poshtë ankesën e palës mbro­jtëse më 2025.

Megjithatë, Gjyka­ta Supreme e pra­noi ankesën e mbro­jt­jes më 2025 dhe e rrë­zoi akt­gjykimin ndaj Bajroviçit, duke thënë se disa dësh­mi­tarë kishin deklaru­ar gjatë shqyr­tim­it gjyqë­sor se për këtë rast kishin dhënë deklara­ta edhe para autoriteteve të UNMIK-ut dhe EULEX-it, por ato nuk ndod­heshin në shkre­sat e lëndës.

Gjyka­ta kishte vlerë­suar se këto deklara­ta duhej të sig­uro­heshin dhe të shqyr­to­heshin së bashku me provat e tjera.Bajroviç ka të drejtë ankese edhe ndaj dënim­it të tan­ishëm në Shkallë të Parë.

Për çfarë krimesh u dënua Bajroviçi?
Sipas akt­gjykim­it, më 7 dhe 8 maj të vitit 1999, Bajroviç mori pjesë në një aksion të for­cave serbe kundër pop­ul­latës civile shqiptare në fsha­trat e Istogut, civilët u detyru­an të largo­heshin nga shtëpitë e tyre dhe u urd­hëru­an të nise­shin drejt Shqipërisë.

Bajroviç i ndau bur­rat dhe gratë nga kolona e nisur drejt Shqipërisë, duke i plaçk­i­tur dhe më pas for­cat serbe i dër­guan ata në një shtëpi në Starad­ran, duke i “pushkat­u­ar të pak­tën 16 civilë të kom­bë­sisë shqiptare”, sipas gjykatës.Po ash­tu, sipas gjykatës, më 7 maj të 1999, Bajroviç kishte mar­rë pjesë në “arres­timin dhe keq­tra­j­timin e 84 civilëve të kom­bë­sisë shqiptare, ash­tu që fil­lim­isht të dëm­tu­ar­it [bur­rat] i nda­jnë nga kolona tjetër e civilëve, u mar­rin të gjitha paratë dhe sendet e tjera me vlerë e pas­taj që të gjithë i dër­go­jnë në Gur­rakoc në lokalin e Sh.S., ku i kishin mal­tre­t­u­ar dhe tor­tu­ru­ar në mënyrë çnjerë­zore”.

Ndër­sa, më 8 maj 1999, të ndalu­ar­it i kishin dër­guar në sta­cionin policor në Gur­rakoc, ku kolonës i printe i akuzuari Bajroviç.

Bajroviç-it, në kuadër të dënim­it do t’i llog­a­ritet edhe koha e kalu­ar në paraburgim, pra nga 19 tetori i vitit 2022.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë – shu­mi­ca shqip­tarë – ndër­sa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Më shumë se 1.500 per­sona vazh­do­jnë të jenë ende të pag­je­tur, pje­sa më e mad­he e tyre shqiptarë.Kohët e fun­dit, autoritetet koso­vare kanë arrestu­ar të dyshuar të shumtë dhe kanë ngrit­ur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, që nga për­fundi­mi i luftës, dhjetëra të dyshuar janë dënuar për këto krime para insti­tu­cion­eve ven­dore dhe ndërkom­bëtare.

Fil­lim­isht pas luftës, përkatë­sisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u het­u­an nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndër­sa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkim­it Europi­an për Sundim të Ligjit (EULEX).

Më 2018, EULEX‑i ua dorë­zoi lëndët organ­eve ven­dore të drejtë­sisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading