Rrëzohet qeveria në Moldavi, Kryeministri jep DORËHEQJEN: Kuptova se nuk mund ta kryeja më mandatin në përputhje me parimet e mia

Ditën  e sotme Alexan­dru Munteanu njoftoi dorëhe­q­jen nga posti i tij si kryem­i­nistër i Mol­davisë, një zhvil­lim ky i paprit­ur që sol­li edhe rrëz­imin e qev­erisë në vend. Ai ka qenë kryem­i­nistër që prej nën­torit të vitit 2025.

Alexan­dru Munteanu nuk dha deta­je rreth arsyeve që sol­lën dorëhe­q­jen e tij, por vetëm ka thënë se në momentin që kup­toi se nuk po udhëhiqte sipas parimeve dhe bind­jeve të tij, zgjod­hi të dorëhiqet.

“Sot, man­dati im si Kryem­i­nistër po mbaron. E pra­no­va përgjegjës­inë e shër­bim­it si Kryem­i­nistër me një ndjen­jë të thel­lë detyre dhe me bind­jen e fortë se mund të ndih­mo­ja në sjell­jen e ndryshimeve poz­i­tive. Në momentin që kup­to­va se nuk mund ta krye­ja më man­datin tim në për­puth­je me parimet dhe bind­jet e mia, zgjod­ha të jep­ja dorëhe­q­jen.

Dua të falën­deroj të gjithë kolegët e mi – kolegët e mi min­is­tra, ekipet e tyre dhe të gjithë ata që punuan me pro­fe­sion­al­izëm dhe me mirëbes­im.

Do të vazh­doj t’i shër­bej ven­dit tim nga çfarë­do pozi­cioni që mund të mbaj, pavarë­sisht se ku jetoj ose nëse përgjegjësitë e mia të ardhshme janë në sek­torin pub­lik apo pri­vat.

Besoj se detyra jonë ndaj ven­dit tonë nuk për­cak­to­het nga posti që mba­jmë, por nga angazhi­mi që vazh­do­jmë të mba­jmë. Fale­minder­it”, shkroi ai në një pos­tim në plat­for­mën X.

Mol­davia, ish-repub­li­ka e vogël sov­jetike, është e lokalizuar mes Ukrainës dhe Ruman­isë, edhe aktu­al­isht është një vend kan­di­dat për anë­tarësimin në Bashkimin Europi­an.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading