Zebervoki dorëhiqet nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull ka urrejtje ndaj policave, ne na shikoni si armiq!

Mar­ius Dervishi, i njo­hur për pub­likun si Zebër­vo­ki, ka ven­do­sur t’i japë fund kar­ri­erës së tij në Policinë e Shtetit.

Një vendim i paprit­ur ky, por i mar­rë vetëm pas protes­tave të regjistru­ara në vend ku qyte­tarë të shumtë janë duke “hed­hur baltë” mbi uni­for­mat blu lid­hur me mënyrën se si ata janë duke i menax­huar për­plas­jet me protestue­sit.

Përmes një pos­ti­mi në “Insta­gram” Zebër­vo­ki thek­son se do të dorë­zo­jë dorëhe­q­jen gjatë ditëve të vijim, duke sqaru­ar më tej se ky vendim i mar­rë prej tij nuk lid­het me pakë­naqësitë ndaj pro­fe­sion­it apo kolegëve, por me mënyrën se si sipas tij per­cep­to­het dhe tra­j­to­het puna e poli­cisë nga qyte­tarët.

Ai shpre­het se është ndjerë i demor­al­izuar nga përgjithësimet që i bëhen uni­for­mës blu, duke thek­suar se shpesh anashkalo­het puna e përdit­shme e efek­tivëve dhe vështirësitë me të cilat ata për­ballen në ter­ren.

“Unë shpirtin e drejtë nuk ia kam shi­tur dhe, përtej çdo të mire tjetër që më ka mundë­suar Zoti, prapë zgjedh të jem efek­tiv i një poli­cie, por ama këtë pasion po e ‘brak­tis’, i nxi­tur nga mlle­fi dhe urre­jt­ja që keni ju si pop­ull për poli­cat dhe nga përgjithësi­mi që bëni duke i kon­sideru­ar të gjithë poli­cat një­soj”, shkru­an ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading