“Truri” i mashtrimit me “call center” që i shpëtoi Policisë në Tiranë, Granit Pepnikaj prangoset në rezidencën luksoze në Dhërmi

Gran­it Pep­nikaj, një per­son i kon­sideru­ar si “truri” i mashtrim­it të qyte­tarëve europi­anë përmes qen­drave tele­fonike që rën­dom nji­hen si “call cen­ter”, është arrestu­ar në një rezi­dencë luk­soze në jug të ven­dit, në Dhër­mi. 

Ky shte­tas u shpall në kërkim pasi gjatë opera­cionit të Poli­cisë së Shtetit me autoritetet aus­tri­ake, mun­di të arra­tisej. Prej disa javësh ai fshi­hej në rezi­dencën “Olea” në plazhin e Dhër­mi­ut, derisa është lokalizuar dhe pran­go­sur sot.

Opera­cioni i drej­tu­ar nga Prokuro­r­ia e Tiranës në mua­jin Prill 2026, është shtrirë në disa ambi­ente të për­sh­tatu­ra si call cen­ter, të ven­do­sura në zona të ndryshme të Tiranës.

Dy prej tyre ndod­heshin në një kom­pleks biz­ne­si në Rrugën e Kava­jës, ndër­sa një tjetër në afër­si të Kop­shtit Zoologjik.

Gjatë kon­trolleve të ushtru­ara nga autoritetet, është sekuestru­ar një shumë e kon­siderueshme parash, rreth 1 mil­ion euro cash, e dyshuar si e për­fi­tu­ar nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet para­prake tre­go­jnë se ske­ma mashtruese kishte në shën­jestër shte­tas të huaj, përf­shirë qyte­tarë nga Aus­tria, Italia, Span­ja, Gre­qia, Kanada­ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët dyshohet se janë mashtru­ar përmes meto­dave të ndryshme tele­fonike.

Gran­it Pep­nikaj aku­zo­het se është “truri” i kësaj skeme mashtri­mi dhe Gjyka­ta e Tiranës kishte cak­tu­ar ndaj tij masën e sig­urisë “Arrest në burg”.

Dëmi që u është shkak­tu­ar qyte­tarëve europi­anë prej grupit të tij, për­l­log­a­ritet në 50 mil­ionë euro.

Shër­bimet e Poli­cisë së Shtetit pritet të bëjnë shoqërim­in e të riut me origjinë nga Tropo­ja, drejt Tiranës, ku do të bëhet ver­i­fiki­mi i masës së sig­urisë nga togat e zeza, e më pas Gran­it Pep­nikaj do të dër­go­het në qeli

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading