IGJEO jep alarmin: Sot dhe nesër rreziku për zjarre do të jetë edhe më i lartë! Këto janë 3 qarqet më të rrezikuara

Fieri, Lezha dhe Dur­rësi janë qar­qet më të rrezikuara nga zjar­ret pas­diten e së dielës dhe gjatë ditës së hënë. Par­ala­jmëri­mi vjen nga Insti­tu­ti i Gjeoshken­cave, i cili bën të ditur se rreziku më i lartë pritet në fil­lim të javës.

Për Shko­drën, Tiranën, Elbasanin, Beratin, Vlorën dhe Gjirokas­trën parashiko­het niv­el i moderu­ar rreziku, ndër­sa në Kukës, Dibër dhe Korçë niveli i rrezikut pritet të jetë i ulët.

Sipas insti­tu­tit, në jug të Shko­drës, perëndim të Tiranës, perëndim të Elbasan­it, perëndim të Beratit dhe veriperëndim të Vlorës rreziku do të jetë lokalisht i lartë.

Për motin, pas­diten e së dielës nuk priten resh­je. Të hënën parashiko­hen resh­je të dobë­ta në Shkodër dhe Kukës, ndër­sa lokalisht resh­je të dobë­ta priten edhe në Dibër, Lezhë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Tem­per­at­u­rat mak­si­male të hënën pritet të arri­jnë deri në 31 gradë në bregdet, 34 gradë në zonat e ulë­ta dhe 27 gradë në zonat mal­ore. Era do të fryjë e lehtë deri mesa­tare, ndër­sa në disa momente në zonat mal­ore dhe bregdetare pritet të jetë e fortë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading