Iu mungonte energjia elektrike, aktivistja austriake u vjen në ndihmë çiftit të moshuar në malet e Velesit! U vendos sistem fotovoltaik me depozitim

Studi­ues­ja dhe human­ist­ja aus­tri­ake Mar­i­ane Graf ka bërë pub­lik rastin ku i ka ard­hur në ndih­më një çifti të moshuar që jeton në malet e Vele­sit, në Lezhë. Sipas aktivistes, këtij çifti, ku bashkëshorti ka vështirësi në ecje, gjatë gjithë jetës i ka munguar energjia elek­trike.

Për paso­jë, në banesën e tyre mungo­nin pajis­jet elek­trike të domos­doshme për jetesën e përdit­shme.

Graf ka bërë të mundur që në banesën e çiftit të moshuar të instalo­het një sis­tem foto­voltaik me depoz­itim, i cili sig­uron energji elek­trike edhe për pom­pën e ujit.

Ky sis­tem foto­voltaik do t’i vijë në ndih­më gruas së moshuar, pasi do t’i zgjid­hë prob­lemin e furnizim­it me ujë, të cilin deri më tani e sig­uronte duke e trans­portu­ar nga një shpat më i ulët drejt banesës së tyre.

“Një viz­itë e paprit­ur në malet e Veles më preku thel­lë. Një çift i moshuar kishte jet­u­ar gjith­monë pa energji elek­trike dhe për këtë arsye pa pajis­jet e nevo­jshme elek­trike për shtëpinë, hapësirën e jetesës dhe punën e tyre. Meqenëse bur­ri ka vështirësi në ecje, gru­a­ja duhet të mbartë me mundim ujë për shtëpinë dhe kop­shtin nga një shpat më i ulët. Ven­dosa ta zgjid­h­ja sit­u­atën.

U instalua një sis­tem foto­voltaik me depoz­itim, i cili gjithash­tu sig­uron energji elek­trike për pom­pën e ujit”, shkru­an aktivisjt­ja austriake.Marianne Graf është një studi­uese, aktiviste, filantrope dhe autore librash. Ajo ka lin­dur në Aus­tri.

Që nga viti 1992 ia ka kush­tu­ar jetën e saj zhvil­lim­it të zon­ave veri­ore në Shqipëri dhe Kosovë sëbashkë me bashkëshort­in e saj, Wil­helm Graf, me të cilin ka themelu­ar shoqatën e part­ner­itetit, Shqipëri-Aus­tri.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading