Mesazh për protestuesit? Koçeku poston FOTOT me zyrtarët e lartë europianë: Këtu kauzat e drejta kanë gjetur gjithmonë vëmendje dhe mbështetje

Deputet­ja Mar­jana Koçeku, e cila pak kohë më parë njoftoi largimin nga Par­tia Social­iste, ka ndarë pam­je nga vizita e saj në Par­la­mentin Europi­an.

Tek­sa ka pub­likuar disa foto, ku shfaqet në krah të disa eurode­putetëve, Koçeku shkru­an se këto ditë kanë qenë plot shpresë, duke iu refer­u­ar protes­tave që po zhvil­lo­hen prej më shumë se një mua­ji në vend.

Po ash­tu, në pos­timin e saj në Face­book, deputet­ja shkru­an se Europa është një stre­hë e sig­urt për vendin tonë dhe se kauzat e drej­ta kanë gje­tur gjith­monë vëmend­je dhe mbështet­je.

“Kanë qenë ditë plot shpresë.

Europa asht nji stre­hë e sig­urtë për vendin tonë, jo vetëm si ori­en­ti­mi ynë ma i natyr­shëm që prej rrëzim­it të sis­temit komu­nist, por edhe si ven­di ku kauzat e drej­ta kanë gjetë gjith­monë vëmend­je dhe mbështet­je”, shkru­an Koçeku.

Kuj­to­jmë se Koçeku, pas largim­it si deputete e Par­tisë Social­iste, ka shpre­hur mbështet­je për prote­s­tat e zhvil­lu­ara gjatë mua­jit të fun­dit në Tiranë kundër qev­erisë Rama, ku ka mar­rë pjesë edhe vetë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading