“Kjo ishte arma ime”/ U arrestua në protestën para Kuvendit, pas lirimit i riu hedh vezën drejt komisariatit nr.3

Njëri nga protestue­sit e liru­ar këtë të shtunë nga Gjyka­ta e Tiranës ishte edhe Niko Qarkaj.

I riu u arrestua pas protestës së zhvil­lu­ar të enjten para Par­la­men­tit.

Pas dal­jes nga Komis­ariati nr. 3, ku ishte prit­ur nga dhjetëra qyte­tarë, Qarkaj hipi mbi kang­jel­lat e hyr­jes dhe nxori nga xhepi një vezë. Per­son­at e arrestu­ar u akuzuan për prish­je të qetë­sisë pub­like, shkatër­rim prone dhe dhunë ndaj poli­cisë.

“Kjo ishte arma ime”, deklaroi ai para të pran­ish­mëve, për­para se ta hid­hte vezën në obor­rin e Komis­ari­atit nr. 3.

Sipas pre­tendimeve të mbështetësve të tij, ai është dhunuar nga efek­tivët e poli­cisë gjatë qën­drim­it në komis­ari­at dhe ka pësuar edhe kriza epilep­sie. Një episod i tillë u regjistrua edhe gjatë seancës gjyqë­sore, ku ai pati një tjetër krizë shën­de­të­sore.

Gjyka­ta ven­dosi lir­im­in e tij për mungesë provash.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading