Argjentina, përmbysje historike ndaj Egjipitit për të kapur çerekfinalen

Argjenti­na është në çerek­fi­nale. Ndesh­ja nis plot gabime te të dyja skuadrat, me Egjiptin, që pa u mbushur çerek ore lojë arrin të prod­ho­jë një moment të favor­shëm dhe të shëno­jë me kokë me Ibrahim pas një krosi nga e djath­ta.

Pas pesë min­u­tash Tagli­afi­co rrë­zo­het në zonë pas ndërhyr­jes së një prej kundër­shtarëve, arbi­tri nuk hezi­ton të ako­r­do­jë penallti. Mes­si e merr për­sipër dhe ndalet nga portieri i “Faraonëve”, duke bërë një gabim që me kalim­in e min­u­tave do të peshonte rëndë.

Pas këtij episo­di Argjenti­na ka edhe dy momente tejet të rrezik­shme me Mac Allis­ter dhe Messin, por fil­lim­isht portieri e më pas shtyl­la i moho­jnë baraz­imin. Në të 39-ën Alvarez ka një tjetër shans të artë, por portieri Shobeir arrin sër­ish ta ndalë në mënyrë spek­tako­lare.

Pje­sa e dytë nis po aq keq për Argjentinën, tek­sa Egjip­ti është vras­tar në kundër­sulm. Pasi iu anu­lua një gol, Ziko arrin të shëno­jë në të 67-ën dhe t’i japë një tjetër “grusht” kam­pi­onëve në fuqi të botës. Pavarë­sisht kësaj godit­je­je, Argjenti­na nuk ka ndër­mend të dorë­zo­het.

Kur kishin mbe­tur edhe vetëm 10 min­utë nga koha e rreg­ullt, Romero shënon me kokë dhe pas vetëm pesë min­u­tash Mes­si arrin të gje­jë rrjetën për 2–2, duke ngrit­ur në këm­bë sta­di­u­min dhe treguar se kjo skuadër nuk dorë­zo­het në asnjë moment.

Argjenti­na nuk ka ndër­mend ta lërë edhe këtë ndesh­je në sht­esë dhe me një kundër­sulm arrin të shëno­jë me Fer­nan­dez për të çuar shifrat në 3–2 dhe përm­byl­lur një përm­bysje të mad­he, spek­tako­lare dhe që tre­gon se jo më kot ky ekip është kam­pi­on bote.

REZULTATI:

Argjentinë-Egjipt 3–2
Romero 79′, Mes­si 84′, Fer­nan­dez 90+2’/ Ibrahim 15′, Ziko 67′

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading