Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Kryem­i­nistri Edi Rama zhvil­loi sot një inspek­tim në sta­di­u­min “Eagle Sta­di­um”, ku pritet të mba­het kon­cer­ti i artis­tit ndërkom­bë­tar Kanye West. I shoqëru­ar nga min­istri Blen­di Gonx­h­ja, Rama ka hed­hur poshtë pre­tendimet se janë dhënë dhje­tarë e mil­iona euro për këtë kon­cert, ndër­sa protestue­sit i qua­jti sor­ra dhe kor­ba bule­var­di.

Kryem­i­nistri deklaroi se shteti shqip­tar është detyru­ar të ndërhyjë finan­cia­r­isht për të sig­u­ru­ar real­iz­imin e kon­cer­tit, duke bërë të ditur se janë ako­r­d­uar 4 mil­ionë euro.“Ky është një event i orga­nizuar nga grupi pri­vat, part­ner shqip­tarë gjer­manë, turq, që kanë mar­rë për­sipër këtë ndër­mar­rje kolos­ale

.Shteti shqip­tar është detyru­ar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra e mil­iona euro siç thonë sor­rat dhe kor­bat e bule­vardit, por 4 mil­ionë që ne të garan­to­jmë që ata mijëra e mijëra njerëz që kanë pre­rë bile­ta nga Evropa, Ameri­ka, nga Aus­tralia, 80 shtete dhe janë më shumë sesa ata që blenë bile­tat që erd­hën për finalen e Kon­fer­encë Ligës.

Ky event nëse do mbetej i pa real­izuar do ishte një mundësi më pak për ekonom­inë e krye­qytetit. Ata mijëra njerëz sjellin një impakt ekonomik të men­jëher­shëm, por edhe hap pas hapi.

Këto janë evente, sepse bota nuk janë budal­lenj që orga­ni­zo­jnë evente të tilla që kërko­jnë një shpen­z­im në fil­lim, por janë inves­time. Inves­time për një Shqipëri tjetër që nuk ndalet dhe nuk kthe­het pra­pa, të hid­hen për­p­je­ta ata që nuk duan,” u shpreh Rama

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading