Ndërsa Shqipëria Proteston, Rama Udhëton me Charter Luksoz drejt Turqisë

Tek­sa prote­s­tat kundër qev­erisë kanë hyrë në javën e gjashtë, me mijëra qyte­tarë që kërko­jnë dorëhe­q­jen e Edi Ramës duke e akuzuar për kor­rup­sion, kap­je të shtetit dhe rrit­je të pabarazisë sociale, kryem­i­nistri shqip­tar mbër­ri­ti këtë të martë në Ankara me një avion pri­vat të kom­panisë ndërkom­bëtare Vis­ta­Jet, i shoqëru­ar edhe nga bashkëshort­ja e tij, Lin­da Rama.

Pam­jet e pub­likuara nga agjen­cia turke Anadolu e tre­go­jnë Ramën tek­sa zbret nga avioni pri­vat në aero­portin Esen­boğa, ku u prit nga min­istri turk i Tregtisë, Ömer Bolat, për të mar­rë pjesë në Samitin e 36-të të NATO‑s.Përdorimi i char­ter-it luk­soz vjen në një moment delikat poli­tik, jo vetëm për prote­s­tat që kërko­jnë më shumë trans­parencë dhe llog­a­rid­hënie nga qev­e­ria, por edhe se Rama ka një his­tori dëshi­rash të kushtueshme, që kanë ushqy­er debatin pub­lik për vite me rad­hë.

Pak para se të nisej për në Turqi, Rama pra­noi pub­lik­isht se shteti shqip­tar ka finan­cuar me 4 mil­ionë euro kon­certin e reper­it amerikan Ye (Kanye West), duke e cilë­suar këtë si një “inves­tim për tur­izmin”.

Ndër shpen­zimet që ka pro­vokuar më shumë polemi­ka është gjithash­tu pro­jek­ti i njo­hur si “Kop­shti Eden” bren­da në god­inën e kryem­i­nistrisë, me një vlerë rreth 4 mil­ionë euro, ndër­sa më parë kanë tron­di­tur dësh­mitë për kon­sum­in e një shishe­je vere me vlerë 33 mijë euro në takimet pri­vate të Edi Ramës me Ergys Agasin.

Kjo nuk është hera e parë që mënyra e udhë­tim­it të kryem­i­nistrit bëhet objekt debati. Në vitet e kalu­ara, Rama udhë­tonte në viz­itat zyrtare me avionët e Air Alba­nia, në bazë të një mar­rëvesh­je­je sekrete me kom­pan­inë. Më pas, Air Alba­nia fal­i­men­toi duke i mbe­tur borxh shtetit shqip­tar disa dhjetëra mil­iona euro tak­sa të papaguara dhe duke ndër­pre­rë shër­bimet për kryem­i­nistrin.

Në këtë sit­u­atë, udhë­ti­mi me një avion pri­vat luk­si nga kryem­i­nistri i ven­dit më të var­fër të Evropës tre­gon se pavarë­sisht pre­sion­it pub­lik, asgjë nuk ka ndryshuar te Edi Rama. Ai duket se e ka të pamundur të nda­het nga priv­i­leg­jet që i ofron pushteti, edhe kur dhjetëra mijëra protestues po ngrenë zërin për një Shqipëri ku shumë qyte­tarë për­ballen me kos­ton e lartë të jetesës, mungesën e bar­nave në spi­tale, emi­gra­cionin dhe vështirës­inë për të për­bal­lu­ar shpen­zimet bazë.Avioni me të cilin udhë­toi Rama i për­ket Vis­ta­Jet, një prej oper­a­torëve më të mëd­henj në botë të avia­cionit pri­vat.

Kom­pa­nia ofron flu­turime me avionë char­ter luk­sozë për drejtues shtetesh, biz­nes­menë, kor­po­ra­ta dhe klien­të me pasuri shumë të lartë, përmes pro­grameve të anë­tarësim­it ose rez­ervimeve pri­vate. Flota e saj për­bëhet krye­sisht nga avionë Bom­bardier Chal­lenger dhe Bom­bardier Global.Një flu­turim pri­vat nga Tirana në Ankara zgjat rreth 1 orë e 40 min­u­ta deri në 2 orë, ndër­sa tar­i­fat bazë të Vis­ta­Jet var­i­o­jnë zakon­isht nga 11 mijë deri në 15 mijë dol­larë për orë flu­turi­mi, në varësi të mod­elit të avion­it.

Vetëm kos­to­ja e vlerë­suar e flu­turim­it për itin­er­arin Tiranë–Ankara llog­a­ritet mes 18.300 dhe 25.000 dol­larëve amerikanë për një drej­tim, pa përf­shirë tar­i­fat aero­por­tuale, shër­bimet në tokë apo kos­tot shtesë.Kjo nuk është hera e parë që mënyra e udhë­tim­it të kryem­i­nistrit bëhet objekt debati.

Në vitet e kalu­ara, Rama udhë­tonte në viz­itat zyrtare me avionët e Air Alba­nia, në bazë të një mar­rëvesh­je­je sekrete me kom­pan­inë. Më pas, Air Alba­nia fal­i­men­toi duke i mbe­tur borxh shtetit shqip­tar disa dhjetëra mil­iona euro tak­sa të papaguara dhe duke ndër­pre­rë shër­bimet për kryem­i­nistrin.

Në këtë sit­u­atë, udhë­ti­mi me një avion pri­vat luk­si nga kryem­i­nistri i ven­dit më të var­fër të Evropës tre­gon se pavarë­sisht pre­sion­it pub­lik, asgjë nuk ka ndryshuar te Edi Rama.

Ai duket se e ka të pamundur të nda­het nga priv­i­leg­jet që i ofron pushteti, edhe kur dhjetëra mijëra protestues po ngrenë zërin për një Shqipëri ku shumë qyte­tarë për­ballen me kos­ton e lartë të jetesës, mungesën e bar­nave në spi­tale, emi­gra­cionin dhe vështirës­inë për të për­bal­lu­ar shpen­zimet bazë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading