Rrëfehet nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier: I thanë hajde me ne se kemi një surprizë!

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkë­moshatare në Fier ka rrë­fy­er për herë të parë momentet e vështi­ra që për­je­toi famil­ja e saj pas ngjar­jes.

Ajo tre­gon se më 8 qer­shor, vajza kishte dalë si zakon­isht për të ndjekur kursin e paruk­erisë dhe famil­ja po e priste të kthe­hej në shtëpi. Në vend të kësaj, morën një tele­fonatë që i njoftonte se 17-vjeçar­ja ndod­hej në spi­tal, ku kishte shkuar e vetme për të mar­rë ndih­më mjekë­sore pas dhunës që kishte pësuar.

Kur shkoi ta mer­rte, nëna vuri re men­jëherë shen­jat në fytyrën e së bijës. Ajo kishte syrin dhe mjekrën të nxi­ra, ndër­sa flokët i kishte të çrreg­ul­lu­ara. Fil­lim­isht, vajza u për­poq ta fshi­hte atë që kishte ndod­hur, duke i thënë se nuk kishte asgjë seri­oze, por këm­bën­gul­ja e nënës bëri që ajo të shpërthente në lot dhe të tre­gonte të vërtetën.

Sipas rrë­fim­it të 17-vjeçares, një vajzë që e nji­hte sipër­faqë­sisht e kishte afru­ar pas dal­jes nga kur­si dhe i kishte thënë: “Hajde me ne se kemi një sur­prizë.” Duke mos dyshuar për asgjë, ajo i kishte ndjekur, por pak çaste më vonë ishte dhunuar nga tre bashkë­moshatare.

Nëna shpre­het se e pyeti të bijën nëse kishte pasur ndon­jë kon­flikt me vajzat apo nëse i kishte pro­vokuar, por përgjigj­ja ishte mohuese. Sipas saj, vajza nuk ka pasur prob­leme me askënd, bënte jetën e saj mes shtëpisë dhe kur­sit dhe nuk kishte arsye të përf­shi­hej në kon­flik­te.

Men­jëherë pas rrë­fim­it, famil­ja iu drej­tua Poli­cisë së Fier­it për të bërë kallëz­imin, ndër­sa e mitu­ra mori edhe tra­j­timin e nevo­jshëm mjekësor.Nëna tre­gon se paso­jat më të rën­da nuk janë vetëm fizike, por mbi të gjitha psikologjike. Sipas saj, vajza vazh­don të jeto­jë me frikë, qan shpesh, drid­het, është e mbyl­lur në vetvete dhe nuk është më e njëj­ta si për­para ngjar­jes.

Ajo rrëfen se edhe vetë po kalon një peri­ud­hë shumë të rëndë emo­cionale, duke mos gje­tur qetësi prej më shumë se një mua­ji. Sipas saj, mendi­mi se vajza po kërkonte ndih­më në ato momente dhe se ajo nuk ishte pranë saj është dhim­b­ja më e mad­he që mban mbi supe.

Në inter­vistën e saj, nëna shpre­het se nuk arrin të kup­to­jë se përse vajza e saj u bë objekt i një dhune kaq të rëndë dhe shpre­son që hetimet të zbard­hin motivet e plota të ngjar­jes.

E pyetur për kërkim­fal­jen e bërë nga nëna e njërës prej vajzave të përf­shi­ra, ajo tha se e kup­ton dhim­b­jen e çdo prin­di, por për momentin nuk e ndjen veten në gjend­je të falë.

“Vetëm unë e di sa po e vuaj këtë ngjar­je. Qaj fshe­hu­razi që të mos më shohin fëmi­jët. Kam një muaj që nuk fle gjumë dhe men­doj vetëm për vajzën time,” u shpreh ajo.

Ngjar­ja u bë pub­like pasi pam­jet e dhunës u shpërn­danë në rrjetet sociale, duke shkak­tu­ar reag­ime të shum­ta në opin­ion­in pub­lik. Ndërko­hë, Poli­cia dhe Prokuro­r­ia kanë nisur hetimet për zbard­hjen e plotë të rrethanave të rastit, ndër­sa autoritetet kanë apelu­ar që videot të mos pub­liko­hen, për të mbro­j­tur të miturën dhe për të shman­gur rivik­timiz­imin e saj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading