Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West? Rama: Gënjeshtër me bisht akrepi, vetëm 4 mln euro…

Kryem­i­nistri Edi Rama ka reaguar përmes një video­je të pub­likuar në Face­book ndaj debat­eve të fun­dit për kon­certin e Kanye West dhe protes­tave të orga­nizuara prej më shumë se një mua­ji.

Në reag­imin e tij, Rama hod­hi poshtë pre­tendimet se shteti ka finan­cuar kon­certin me 50 mil­ionë euro, duke i cilë­suar ato si “shpif­je”, ndër­sa sqaroi se qev­e­ria ka ndërhyrë vetëm me një mbështet­je prej 4 mil­ionë eurosh për të shman­gur anulim­in e kon­cer­tit. Kryem­i­nistri kri­tikoi edhe kundër­shtarët poli­tikë, duke i akuzuar për dez­in­formim dhe manip­ulim të opin­ion­it publik.Përshëndetje nga unë! Dësh­takzemërakët e bashkuar, për ta kthy­er në kos për urinë e tyre për pushtet e për lav­di, rrjed­hën e pastër të ujit të protestës së flamin­gove, i janë tur­rur deri edhe kon­cer­tit unikal të Kanye West.

Ish‑a që u larguan nga detyra të lar­ta me shumë zemërim e pa lav­di; hum­bësa që hynë në zgjed­hje si zgale­ma e dolën nga zgjed­hjet si kalas­tre­na; turlil­loj foltoris­tash të rizhgën­jy­er, pëdëis­tash të rigën­jy­er, arqi­mark­sis­tash të rrjetëzuar, islamis­tash të tik­tokëzuar, shkelësa ligji të frymëzuar, janë bërë bashkë si një kore e zezë e protestës dhe nuk ndalen në ndot­jen e kanaleve sociale, me shpif­je, fal­si­fikime, manip­ulime, shar­je pa pushim, urre­jt­je për t ushqy­er urre­jte, ver­bëri për të ushqy­er ver­bëri, ndaj kujt­do që e shiko­jnë si pengesë e gjithck­a­je që i penogn ta shiko­jnë veten në një kar­rige.

Ja ku janë, 50 mil­ionë eurot që pas­ka dhënë min­istri ynë për një natë kon­cert, ndër­sa spi­talet s’paskan ilaçeN­jë gën­jeshtër me bisht, me bisht akrepi mad­je, e sajuar për të pick­uar e për të hel­muar mend­jen e kujt­do që për­je­ton me kon­fuzion këtë çoro­di. “Ja ku janë 50 mil­ionë eurot… vetëm për një natë kon­cert!”, thotë ai.

Librat e shen­jtë na mëso­jnë prej mijrëa vitesh se shpifësi është më i keq se vrasësi. Kurani e dënon kaq rëndë shpif­jen, sepse shpif­ja nuk vret vetëm një njeri; ajo minon vetë themelet e bes­im­it mes njerëzve. Fjala është amanet, fjala nuk mund të bëhet lan­et dhe shpifësi e bën lan­et, sepse shpifësi nuk ndër­ton asgjë, po jeton për të rrënuar atë që ndër­to­jnë të tjerët. Shpifësi e për­buz të vërtetën, sepse ai gër­rmon vetëm në kërkim të grropës ku të ekzeku­to­jë dën­imin pa gjyq.

Punon për diskred­itimin, shkatër­rim­in, për­balt­jen, dhe asgjësimin moral të të tjerëve.“50 mil­ionë euro ka dhënë shteti për Kenin e Nestit”, shkru­an ky humorist pa din e pa iman nën video-shpif­jen e tij.

Ndërko­hë, kon­cer­ti i Kanye Ëest është një ngjar­je botërore, i cili do të finan­co­het tërë­sisht nga spon­so­rat dhe shit­ja e bile­tave, sikur soji i këtij karagjoz­it, të mos i kishte mbushur faqet sociale me glasat e apeleve për bojko­timin e kon­cer­tit, për trans­formimin e kon­cer­tit në protestë, duke i trem­bur dashamirët e muzikës së Kanye Ëestit dhe fak­tik­isht duke deku­ra­juar shit­jen e bile­tave të kon­cer­tit mad­hësh­tor?

E vërte­ta është si gjith­n­jë e thjeshtë dhe e ilus­trueshme me doku­men­ta.

Që në fil­lim ne kemi fir­mo­sur vetëm një letër gatish­mërie si mikpritës, ku kemi garan­tu­ar përvec mikprit­jes sig­ur­isht, sig­uri dhe mbështet­je logjis­tike, duke thek­suar se nuk mar­rim për­sipër asnjë angazhim finan­ciar. Asnjë angazhim financiar!Por si i bëhet kur je i detyru­ar “in extrem­is”, të ndërhysh siç bëmë fak­tik­isht vetëm mbrëmë, me 4 mil­ionë euro, për të mos lejuar anulim­in e një kon­cer­ti të shumëprit­ur dhe tur­përim­in e Shqipërisë, në rrad­hë të parë para atyre dhjetëra mijëra blerësve të huaj të bile­tave, të cilët janë më shumë sesa tifozët e huaj që erd­hën në Tiranë për finalen e Con­fer­ence League.

Për­fitimet nga ajo ngjar­je ndërkom­bëtare sporti ishin të jashtëza­kon­shme dhe të jashtëza­kon­shme do të jenë edhe për­fitimet nga kjo ngjar­je ndërkom­bëtare muzike.

Edhe pse për hir të vërtetës do të prefer­on­im të mos paguanim asnjë qin­darkë deri në fund, shu­ma që dhamë për një aktivitet, pra 4 dhe jo 50 dhe të orga­nizuar kre­jtë­sisht pri­vatisht, i cili do t’i kthe­jë ekonomisë së krye­qytetit shumë­fishin e kësaj shume, dhjetëra mijëra kon­suma­torë të huaj, pa llog­a­r­it­ur vlerën e reklamim­it glob­al të emrit të Shqipërisë në një nga komu­nitetet më të mëd­ha kul­tur­ore të botës, është një shumë mëse e arsyeshme. Mund ta kishim dhënë dhe qysh në krye të herës po të ishte nevo­ja, por u detyru­am dhe tani shikoni si vazh­don gën­jesh­tra bishtakrep!“Gjithë kjo fushë këtu, ka qenë gjithë gjel­bërim.”

Aty ka qenë vetëm një fushë fer­rash, ku orga­ni­za­torët iden­ti­fikuan vendin më të për­sh­tat­shëm, në mungesë të një sta­di­u­mi me kapacitet të madh, për të ngrit­ur sta­di­u­min 60 mijë spek­ta­torësh. Po nuk është aspak rastësi që ky shpi­farak i mbushur me helm, është një lla­paqorr i par­tisë “Shqipëria Bëhet”.

Shqipëria Bëhet, me shpif­je. O Bur­ra!

“Lëviz­im Bashkë”… me shpif­je. O bur­ra!

“Shpif­ja është një Mundësi.” O bur­ra tek mundësia!

Shpif, shpif, se diç­ka do të mbetet. Pat­jetër do të mbetet.

Shiko­jeni tani “gjel­bërim­in”.

“Kush e di se çfarë do të bëhet pas kësaj?”Kushedi se çfarë do të bëhet më pas”, çfarë t’i thuash këtij sal­la­hani, po shyqyr nuk tha se u rraf­shua pyl­li që të ndër­to­het një ther­tore fla­men­gosh, pas shpinës së Kanye Ëest.

Edhe thonë pas­taj për çfarë del në protestë…

Jo, jo. Unë jo, nuk them kur­rë për çfarë del në protestë ajo nëna e shokut tim që u për­plas për kohë të tëra me një papërgjegjsh­mëri të një mjeku.

Nuk them kur­rë për çfarë del në protestë ai djalë apo ajo vajzë që e duan sin­qer­isht natyrën dhe janë të frikë­suar se zhvil­li­mi mund të dëm­to­jë natyrën. Mund të dëm­to­jë bio­di­ver­sitetin.

Nuk them kur­rë unë për çfarë del në protestë kush­do që ka një hall, një shqetësim, një padrejtësi për të kundër­sh­tu­ar apo që ka një shpresë për të ushqyer.Nuk them sepse e di qe ata njerëz nuk i bashkon etja për pushtet. Nuk i bashkon dëshi­ra për kar­rige o rash e vdiqa. Nuk i bashkon urre­jt­ja që hajde ta kthe­jmë përm­bys gjithç­ka. I bashkon shqetësi­mi.

Dhe pikër­isht pse i respek­toj arsyet e tyre, unë nuk i shoh dot të mer­ren peng nga kor­bat e shpif­jes, nga sor­rat e manip­ulim­it dhe nga par­ti e par­tiç­ka që nuk kanë asnjë pro­jekt për Shqipërinë, por kanë vetëm ngul­mimin për të rrëzuar gjithç­ka. Me shpif­je, me shar­je, me kër­cën­ime, me for­cë e ku të munden edhe me dhunë duke shfry­tëzuar shpe­jtës­inë çmen­durake të algo­rit­mit.

Shpif­jet nuk kanë ndër­tu­ar kur­rë asgjë, përveç mureve të dasisë dhe mos­bes­im­it mes njerëzve dhe në këtë vend pat­jetër që mund të gjesh jo një, jo njëqind, por një mijë arsye për të protes­tu­ar. Është nor­male në çdo vend, është nor­male në çdo vend.

His­to­ria na e ka mësuar se sa më shumë për­paron një shoqëri, aq më pak ajo i toleron prob­lemet që kërko­jnë zgjid­he dhe kjo është shen­jë lirie reale dhe demokra­cie të gjallë.Problemi nuk është ushtri­mi i lirisë së protestës. Nuk është as gjal­lëri­mi demokratik i shoqërisë përmes protestës. Prob­le­mi është kur protes­ta ushqe­het me shpif­je, me dez­in­formim dhe me manip­ulim dhe kur kthe­het në një mjet për ta kthy­er vendin mbra­pa. Pran­daj prob­le­mi nuk janë flamin­got. Prob­le­mi janë sor­rat dhe kor­bat!

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading