I dha miliona euro koncertit, ndërsa mua vetëm 60 qindarka”/E sëmura me kancer shpërthen në revoltë: Rama është palaço

Një dësh­mi tron­ditëse dhe mjaft prekëse ka ard­hur nga podi­u­mi i protestës për­para Kryem­i­nistrisë në këtë ditë të 39-të të revoltës.

Një qytetare e prekur nga sëmund­ja e rëndë e kancer­it ka mar­rë fjalën për të denon­cuar me zërin që i drid­hej skan­dalin me rim­bur­simin e medika­menteve në Shqipëri, duke bërë një kra­hasim me shpër­dorim­in e fondeve pub­like për kon­certe luk­si.

E për­lotur dhe e revoltu­ar, ajo i ka bërë thirrje kryem­i­nistrit Edi Rama që të largo­het men­jëherë nga zyra për të çliru­ar pop­ullin.

Qyte­tar­ja tre­goi kalvarin e saj të përdit­shëm për të sig­u­ru­ar mjekimin që i mban jetën gjal­lë, duke nxjer­rë zbu­lu­ar prem­timet e qev­erisë për shën­de­tësi falas.

“Këtij nuk e meri­ton t’i thuash kryem­i­nistër, është palaço! Sot kur ai jep gjithë ato para për një kon­cert që nuk e kanë pran­uar disa shtete, unë sot kam vaj­tur të marr ilaçet e kancer­it. Më kanë kom­pen­suar vetëm 60 qin­dar­ka. Turp!” deklaroi ajo për­para tur­mës së hes­h­tur nga dhim­b­ja.

E sëmu­ra me kancer tre­goi me shifra se si funk­sionon ske­ma e rim­bur­sim­it në kur­riz të pacien­tëve që lufto­jnë me vdek­jen çdo ditë, duke ironizuar “ndih­mën” e shtetit.

“I kam blerë 22 mijë lekë, sot i mora 21 mijë lekë e 14 qin­dar­ka. E kup­toni çfarë leverdie më ka bërë mua ai njeri?

Të thër­rasë mend­jes sa më shpe­jt e të japë dorëhe­q­jen dhe të çliro­jë këtë pop­ull dhe Shqipërinë! Dorëhe­q­je!” për­fun­doi ajo fjalën e saj mes duar­trokit­jeve dhe thirrjeve mbështetëse të qyte­tarëve në shesh.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading