Tronditëse në Kanada/ Dentisti vret dy fëmijët dhe më pas i vë flakën vetes brenda në makinë, zbulohet letra e fundit

Një ngjar­je e rëndë ka tron­di­tur Kanadanë, një den­tist dyshohet se ka vrarë dy fëmi­jët e tij të mitur dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Sipas poli­cisë së Otavës, 40-vjeçari Mohammed Al-Lami dyshohet se vrau dy djemtë e tij, të moshave 7 dhe 12 vjeç, në banesën e tij. Më pas, ai dyshohet se i vuri zjar­rin klinikës dentare ku punonte duke për­dorur bom­ba molo­tov dhe më vonë u vetë­dogj bren­da autom­jetit të tij.

Autoritetet kanadeze kanë nisur një het­im për ngjar­jen, e cila po tra­j­to­het si një rast vras­je­je dhe vetëvras­je­je.

Hetimet kanë zbu­lu­ar gjithash­tu se den­tisti kishte pasur më herët prob­leme ligjore me ish-bashkëshort­en e tij, e cila ishte edhe nëna e dy fëmi­jëve të vrarë.

Sipas doku­menteve gjyqë­sore, në vitin 2024 Al-Lami kishte qenë nën masë mbikëqyr­je­je pas akuzave për kër­cën­im ndaj ish-gruas së tij.

Në një shën­im disa faqesh të gje­tur në zyrën e tij pas ngjar­jes, ai kishte kri­tikuar ash­për ish-bashkëshort­en, sis­temin e drejtë­sisë dhe gjykatat famil­jare. Në doku­ment ai për­mendte disa per­sona që i kon­sideronte përgjegjës për prob­lemet e tij, duke bërë që autoritetet të mer­rnin masa për sig­ur­inë e tyre.

Ish-bashkëshort­ja e tij kishte deklaru­ar në gjykatë se çifti ishte mar­tu­ar dhe kishte dy fëmi­jë për­para se të nda­heshin në vitin 2022. Ajo tha se ishte shqetë­suar nga mesazhet kër­cënuese të ish-part­ner­it dhe kishte kërkuar ndih­më nga autoritetet për shkak të frikës për sig­ur­inë e saj dhe të fëmi­jëve.

Sipas medi­ave lokale, ajo kishte treguar se kishte mbe­tur e tron­di­tur nga përm­ba­jt­ja e email-eve dhe se kishte ngrit­ur shqetësimin se çfarë mund të ndod­hte nëse kër­cënimet do të kthe­heshin në veprime reale.

Në mua­jin shkurt të këtij viti, Al-Lami ishte paraqi­tur vetë në gjykatë dhe kishte refuzuar një mar­rëvesh­je të propozuar nga sis­te­mi i drejtë­sisë për një peri­ud­hë mon­i­tori­mi me sjell­je të mirë. Gjyka­ta më pas i kishte ven­do­sur një peri­ud­hë prove 12-mujore.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading