“Shqipëria nuk është gati për t’u anëtarësuar në BE”/ Beleri ndryshe nga kolegët eurodeputetë në Strasburg: Ka shumë probleme

Eurode­puteti Fre­di Beleri ka deklaru­ar sot në komitetin par­la­men­tar të Sta­bi­liz­im-Asoci­im­it BE-Shqipëri, se Tirana zyrtare po për­bal­let me prob­leme seri­oze sa i takon shtetit të së drejtës. Sipas tij, prob­lemet më të thek­suara evi­den­to­hen në fushën e drejtë­sisë dhe të zba­tim­it të vendimeve gjyqë­sore.

“Shqipëri ka çësht­je penale të hapu­ra në vendet fqin­je. Kur mira­to­jmë lig­je, është e rëndë­sishme gjithash­tu që të shiko­jmë që ka edhe prob­leme të rën­da. Shohim prob­leme në fushën e Drejtë­sisë dhe zba­timin e vendimeve gjyqë­sore. Shohim vështirësi në zba­timin e vendimeve gjyqë­sore.

Ne kemi një refor­më në sek­torin e Drejtë­sisë në Shqipëri dhe pro­cesin e vet­tingut. Por edhe pro­ce­du­ra e vet­tingut në vetvete ka pasur pika të dobë­ta, ku si pjesë e pro­ce­sit ka pasur gjyq­tarë të ndryshëm që janë për­jash­tu­ar nga pro­ce­si. Po ash­tu ka edhe gjyq­tarë të tjerë që kanë pro­cese ligjore të hapu­ra kundër tyre në shtete të tjera të BE-së. Ish-Pres­i­den­ti i ven­dit duket se është prekur nga ky pro­ces”, deklaroi Beleri gjatë fjalës së tij.

E më tej ai shtoi se në Shqipëri nuk ka qoftë edhe një rast të vetëm të tra­j­tu­ar apo për­fun­d­uar nga Gjyka­ta, gjatë 12 viteve të fundit.“Nuk ka qoftë edhe një rast të vetëm që është tra­j­tu­ar apo për­fun­d­uar nga Gjyka­ta. Kjo është sit­u­a­ta gjatë 12 viteve të fun­dit. Nuk ka vendime të për­fun­d­uara nga Gjyka­ta.

Ka një orga­niz­im krim­i­nal, pra kemi orga­ni­za­ta krim­i­nale të përf­shi­ra në trafikun e drogës. Kanë për­dorur sipër­faqe toke që janë dhënë nga kryem­i­nistri. Kësh­tu që si mund të puno­jmë vërtetë ne kundër krim­it të orga­nizuar, me gjithë këto zhvil­lime. Ne kemi 6 mijë per­sona që janë në burg. Janë per­sona që kanë vdekur dhe nuk e dimë ku janë var­ro­sur.

Sa i takon ndar­jes së pushteteve, nëse nuk ka gjyqë­sor të pavarur, s’ka shtet të së drejtës dhe as inte­grim në BE. Disa thonë që Shqipëria është gati për t’u anë­tarë­suar. Këta per­sona ose nuk e shohin sit­u­atën siç është aktu­al­isht, ose kanë një imazh të gabuar të sit­u­atës”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading