Damiano Toshi shpëton nga burgimi i përjetshëm, ja sa vite dënim i caktoi gjykata e Elbasanit

Dami­ano Toshi, një nga emrat më të njo­hur të bandës së “5 Dyqan­eve”, i ka shpë­tu­ar dënim­it me burgim të për­jet­shëm dhe mund të dalë së shpe­jti nga bur­gu, pas vendim­it të fun­dit të Gjykatës së Elbasan­it.

Gjyka­ta ka shpal­lur vendimin për­fundim­tar ndaj Toshit, duke e dënuar me 25 vite burg.

Ulja e dënim­it erd­hi pasi u pran­ua kërke­sa për gjykim të shkur­tu­ar, çka sol­li rrëz­imin e dënim­it të mëparshëm me burgim të përjetshëm.Vendimi i Gjykatës së Elbasan­it erd­hi pas rigjykim­it të çësht­jes, i urd­hëru­ar nga Gjyka­ta e Lartë.

Më herët, kjo gjykatë kishte prishur vendimin që e dënonte Toshin me burgim të për­jet­shëm dhe kishte kthy­er dos­jen për shqyr­tim të ri.Damiano Toshi u shpall faj­tor për vras­jen e dy bas­ket­bol­listëve të ekip­it të “Skën­der­beut”, Sokol Jahol­lari dhe Rafael Rizani, si dhe për plagos­jen e Julian Beck­ës.

Ngjar­ja ndod­hi më 3 shta­tor 2004 pranë Pal­latit të Sportit në Korçë dhe kon­sidero­het një nga episodet krim­i­nale më të rën­da të asaj peri­ud­he.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading